Nis ndërtimi i kampusit të ri të Universitetit Beder, Berisha: Do ju japim pronat
Vendi - 26/04/2013 20:59

Kryeministri Berisha ishte i pranishëm sot në ceremoninë e inaugurimit të fillimit të punimeve për ndërtimin e kampusit të ri të Universitetit Beder-Hëna e plotë, investim me vlerë rreth 20 milion euro.

Në urimin drejtuar studentëve dhe stafit pedagogjik të këtij universiteti, kryeministri përshëndeti në emër të qeverisë të gjitha arritjet e këtij institucioni në një hark të shkurtër kohor, 2 vjeçar.

“Me punën tuaj të madhe, me përkushtimin tuaj ju u shndërruat në një universitet të njohur mbarëshqiptar, në një universitet të njohur ndërkombëtar, një universitet i cili zhvillon në bazën dhe pajisjet më moderne rreth 18 programe dhe pranon studentë, deri tani nga 12 vende dhe kombe. Unë jam këtu për tu dhënë ju fjalën, ju dhe të gjithë udhëheqësve të besimeve të mëdha fetare të kombit tonë se qeveria shqiptare do të bëjë gjithçka për ti mbështetur ata, se qeveria shqiptare është e shumë e vetëdijshme për vështirësitë që ato përsëri gjejnë në rrugën e të drejtave të tyre që i takojnë me ligj, me të drejtat e patjetërsueshme të pronave, por qeveria së bashku me ta, me durimin më të madh do të çojë përpara çështjen e tyre të drejtë” tha Kryeministri.

Me këtë rast, kryeministri shprehu nderimin dhe mirënjohjen më të thellë, ndaj kryetarit të Komunitetit Mysliman Shqiptar Haxhi Selim Muca, kryetarit të Fondacionit Sema, qeverisë turke për ndihmën e tyre bujare në ringritjen e infrastrukturës fetare në Shqipëri, si dhe rektorin Gjana dhe të gjithë ekipin pedagogjik, të universitetit për punën e shkëlqyer në vendosjen e standardeve më të larta në mësimdhënie në këtë universitet.

Universiteti Beder, me një kapacitet prej 485 studentë e filloi funksionimin e tij si institucion i arsimit të lartë, në prill të vitit 2011, me vendim të Këshillit të Ministrave, i cili miratoi dhënien e licencës për hapjen e Universitetit. Ky institucion ofron programe studimi të ciklit të parë dhe të dytë, sipas legjislacionit shqiptar. Universiteti Beder ka 2 fakultete dhe 6 departamente, të cilat ofrojnë 7 programe studimi të nivelit të parë (bachelor) dhe 12 programe studimi të nivelit të dytë (master).

Në ceremoni merrnin pjesë kryetari i Komunitetit Mysliman Shqiptar Haxhi Hafiz Selim Muca, ministra të kabinetit, Rektori i Universitetit Bedër Dr. Ferdinand Gjana dhe rektori i Universitetit të Tiranës, zoti Dhori Kule, përfaqësues të komuniteteve të tjera fetare, përfaqësues të trupit diplomatikë, pedagogë e student të këtij universiteti dhe të ftuar të tjerë.

Me shume nga Vendi

PD: Ministri ndërhyn në tenderin e ilaçeve për interesa klienteliste

Partia Demokratike akuzoi sot Minsitrin e Shëndetësisë, Ilir Beqja, për ndërhyrje në tenderin e ilaçeve, në kundërshtim flagrant me ligjin duke i hapur rrugën një abuzimi skandaloz me financat dhe me sigurinë e pacientëve shqiptarë. Në një dalje për mediat, …

Vlorë, makina përplaset me barrierën anësore, 5 të lënduar

Pesë të lenduar është bilanci i një aksidenti të ndodhur rreth orës 20:00 në aksin Vlorë-Fier në vendin e quajtur Panaja. Një automjet tip benz 190 me targa AA976DJ dhe drejtues Arjan Xhelo rreth 55 vjeç ka dalë nga rruga …

Ardjan Prrenjasi pendohet në gjykatë, dënohet me 25 vite burg për abuzim me të mitur

25 vite burg për Ardian Prrenjasin,i njohur ndryshe si ‘monstra i Laprakës’. Ky është dënimi që ka dhënë sot Gjykata e Tiranës për Prrenjasin, i cili akuzohet për kryerje marrëdhëniesh homoseksuale me dhunë dhe heqje të paligjshme të lirisë. Në …

Arratiset ish- informatori i SHISH, ishte larguar nga Shqipëria. Në Angli do dënohej për vjedhje

Një ish informator për policinë dhe shërbimet e inteligjencës shqiptare është arratisur ditën që do të dënohej për vjedhje në Coventry të Anglisë. Sipas gjykatës, Shpëtim Goxhaj është arratisur pasi i frikësohej kthimit në Shqipëri, për shkak se kishte dhënë …

Greqi, vritet në burg kushëriri i Alket Rizait

Vritet në një burg të Patras në Greqi kushëriri i Alket Rizait. Mediat në Greqi nuk japin emrin e tij, por shkruajnë se është një i ri 24vjeçar i dënuar me 12 vite burg për vjedhje dhe se është kushëriri …

Meta e Rama: S’janë avionë për drogë por kundër mushkonjave, Berisha: Gjejini VIDEO

Kuvendi është përfshirë në replika të ashpra sa i takon akuzave të opozitës për përdorimin e infrasktrukturës ushtarake në trafik droge.
Kodheli në Kuvend: Garantoj se nuk rezulton asnjë provë
Llalla: Po verifikojmë, deputetët të sjellin fakte nëse kanë

Arrestohen dy shqiptarët në Itali, tentuan të vrasin financierin italian VIDEO

Sërish shqiptarët përbëjnë lajm në mediat e huaja, kryesisht ato italiane. Dy agresorët e financierit të Cisternës, zyrtar i Guardia di Finanzia, janë vënë nën pranga mbrëmjen e të mërkurës nga policia e shtetit fqinj. Sipas mediave italiane, bëhet fjalë …

Ushtria në trafik droge, Kodheli në Kuvend: Garantoj se nuk rezulton asnjë provë VIDEO

“Nuk ka asnjë provë dhe asnjë fakt. Zero. Me përgjegjësinë time institucionale, si përfaqësuese e popullit në këtë vend, qysh prej gjysmës së shtatorit të 2013 deri më sot nuk ka rezultuar në asnjë rast dhe në asnjë zonë ushtarake
Llalla: Po verifikojmë, deputetët të sjellin fakte nëse kanë

Bora bllokon 13 persona në Tropojë, helikopter i Mbrojtjes në ndihmë të tyre

Ministria e Mbrojtjes ka nisur sot një helikopter Cougar, kërkim-shpëtimi, drejt qytetit të Bajram Currit për të ndihmuar zonat e thella të Tropojës për shkak të dëborës së madhe. Ministria e Mbrojtjes ka bërë lëvizjen, pas kërkesës së Drejtorisë së …

Ushtria në trafik droge, Llalla: Po verifikojmë, deputetët të sjellin fakte nëse kanë VIDEO

Gati një javë pas akuzave publike të dëputetëve të Partisë Demokratike se infrastruktura ushtarake po përdorEt në trafik drogë dhe 3 ditë pas letrës së Ministres së Mbrojtjes, Mimi Kodheli, për ti hetuar këto akuza, ka ardhur edhe reagimi i …

Arvizu: Shqetësuese informaliteti, nuk jemi në kohën e Ali Pashës VIDEO

Ambasadori i SHBA-së thotë se është shqetësuese shtrirja e informalitetit në sektorin ekonomik në Shqipëri. Arvizu tregoi se në tre vitet e qëndrimit në Shqipëri i ka tërhequr vëmendjen gjeneroziteti i shqiptarëve por edhe fakti se nuk dinë të dallojnë …

Shokët e qelisë së Ilia Karelit: Gardiani na e nxinte jetën, mund ta kishim vrarë edhe ne VIDEO

Gardiani që Ilia Kareli vrau më 27 mars 2014 në burgun e Malandrinos i kishte nxirë jetën jo vetëm atij por edhe të burgosurve të tjerë shqiptarë dhe jo vetëm. Dy prej miqve të Karelit, Kastriot Kolndreu dhe Flaurent Gjoça …

Gerti Pashja: S’kam lidhje me terrorizmin, predikoj islamin VIDEO

I akuzuari si organizator i rekrutimit të xhihadistëve shqiptarë për në Siri, Gerti Pashja, doli sot para togave të zeza. (Foto: Gerti Pashja duke hyrë në gjykatë për masën e arrestit)

Durrës, eksploziv makinës së pronarit të një lokali në shëtitoren “Taulantia” FOTO VIDEO

Makina e pronarit të një lokali në zonën e shëtitores “Taulantia”, në qytetin e Durrësit shpërtheu me eksploziv sot rreth orës 07:52. Shpërthimi ndodhi pak sekonda pasi drejtuesi i mjetit, Edi Xhepa, kishte zbritur nga makina të cilën e kishte parkura …

Sekuestrohen 2.5 kg heroinë në Korçë, 6 persona në pranga, po e transportonin në Greqi VIDEO

Policia e Korcës ka sekuestruar gjatë pasditës të së mërkurës një sasi prej 2.5 kilogramë heroinë në Bilisht. Sipas informacioneve në pranga kanë rënë 6 persona, mes tyre një femër, që akuzohen për trafik dhe posedim të lëndëve narkotike. Të …

Kukës, Rama-Thaçi vizitojnë panairin artizanal, themelohet Dhoma Kombëtare e Tregtisë

Kryeministri Edi Rama dhe ai i Kosovës Hashim Thaçi vizituan panairin e punimeve artizanale të artizanëve të Kukësit dhe zonave përreth. Kryeministri Rama admiroi një pjesë të vyer të traditës kuksiane, të mirënjohur edhe jashtë kësaj treve veçanërisht për sixhadetë, …

Publikimi i SMS, Kadeli: Të mbahet përgjegjësi për nxjerrjen e sekretit shtetëror VIDEO

Përgjimi i Kryeministrit në një vend demokratik është cënim i sigurisë kombëtare. Kështu deklaron deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Gjovalin Kadeli, lidhur me mesazhin e bërë publik nga opozita. Në intervistën e mbrëmjes në RTV Ora News ai deklaroi …

Komisioni i ekonomisë diskuton ndryshimet ligjore për sigurinë e depozitave VIDEO

Qytetarët të cilët kanë mbyllur kursimet e tyre në shoqëri të kursim kreditit do të kenë më shumë siguri.Ndryshimet ligjore për rritjen e sigurisë së depozitave u diskutua në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave. Ministri i Financave, Shkëlqim Cani, shpjegoi …

Prangoset gjyqtari i Pogradecit, Dhimitër Pojanaku u kap në flagrancë me ryshfet VIDEO

Një gjyqtar është arrestuar në Pogradec nën akuzën e korrupsionit pasiv. Sipas informacioneve të para të policisë, Dhimitër Pojanaku është arrestuar në flagrance, ndërsa akuzohet se ka marrë rryshfet rreth 500 mijë lekë… (Në foto: Gjykatësi Dhimitër Pojanaku i arrestuar për ryshfet)

Eksodi ’99, Basha: Rama nuk më ftoi njësoj si në rastin e Vlorës

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, deklaron se nuk ka pasur asnjë ftesë për të qenë pjesë e festimeve që u organizuan në Kukës me rastin e ditës së përkujtimit të 15 vjetorit të eksodit të kosovarëve. “Nuk kam asnjë ftesë. …