Laguna pistë patinazhi - Ngrin dhe Narta, peshkatarët çajnë akullin për të mbledhur peshkun
11/01/2017 - 13:06 Nga: Jerola Ziaj

As laguna e Nartës nuk i ka shpëtuar ngricave. Një sipërfaqe prej 42 metrash katrorë është përfshirë nga akulli.

Banorë të zonës por edhe peshkatarë deklarojnë se një fenomen i tillë kishte ndodhur dhe dy herë të tjera, fillimisht rreth viteve 60-të dhe më pas në vitin 1986,por jo në këto permasa.

Ndërkohe referuar dhe temperaturave, konfirmohet se këtë dimer ato kanë qenë te pazakonta per zonën, duke arritur nga -7 deri në -9 grade.

Peshkatarët janë detyruar që të çajnë akullin për të mbledhur peshkun e ngrirë.

Nëse situata vijon e tille edhe per disa dite, atehere peshku qe gjendet ne lagune nuk mund te konsumohet, thonë ata, ndaj duhet mbledhur sa me shpejt sasia qe gjendet ne lagune.

narta

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Artikull i Rekomanduar:
Basha: Në inagurimin e Trump me ftesë zyrtare dhe jo biletë

Close