Lezha pa ujë - Ngrijnë tubacionet, lezhianët dynden me bidona tek burimi në periferi
11/01/2017 - 11:22 Nga: Elvis Hila

Moti i acartë me temperatura disa gradë nën zero kanë krijuar probleme dhe për furnizimin me uje të pijshem në qytetin e Lezhës dhe fshatrat përreth.

Prej disa ditësh, mijëra banore nuk furnizohen me ujë, pasi tubacionet e ujësjellësit kanë ngrirë.

Në këto kushte, qytetaret kanë gjetur shpëtim tek një burim uji që ndodhet në periferi të qytetit.

Siç shihet dhe nga pamjet në video çdo ditë dhjetra banore të ardhur dhe nga fshatrat e Lezhës vihen në radhe për të mbushur bidonat që të sigurojnë ujin.

Ata thonë se uji në banesat e tyre mungon prej gati një jave, duke ju krijuar veshtiresi të shumta.

Ndonëse uji që sigurojnë nëpërmjet burimit nuk është aspak i sigurtë për konsumim, lezhianet janë të detyruar ta përdorin, pasi nuk kanë zgjidhje tjeter.

/Oranews.tv/

lezha-pa-uje uje-burimi

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Zgjedhjet 2017 – KQZ përcakton rregullat për ditën e votimit, rastet kur ndërhyn policia

Close