Lezha pa ujë - Ngrijnë tubacionet, “Hemodializa” thërret në ndihmë zjarrëfikësen
11/01/2017 - 12:20 Nga: Elvis Hila

Ngricat kanë penguar furnizimin me ujë në Lezhë edhe për shërbime të rëndësishme.

Tubacionet e ngrira krijuan problemë për repartin e Hemodializës ne spitalin rajonal të qytetit të Lezhës.

Për të vijuar punën është kërkuar ndihma e shërbimit zjarrfikës.

Nëpërmjet autoçisternave, zjarrfikësit bënë të mundur mbushjen e depozitave që i dha  mundësi personelit që të kryerje shërbimin e hemodializës për pacientët.

Agustin Pepkolaj: Reparti i Hemodializës në spitalin e Lezhës ka kërkuar ndihmë dhe ne po bëjmë mbushjen e depozitave me qëllim që tu vihet në ndihmë qytetarëve që po bëjnë terapi.

Moti i acartë me temperatura disa gradë nën zero kanë krijuar probleme dhe për furnizimin me uje të pijshem në qytetin e Lezhës dhe fshatrat përreth.

Në këto kushte, qytetaret kanë gjetur shpëtim tek një burim uji që ndodhet në periferi të qytetit.

Siç shihet dhe nga pamjet në video çdo ditë dhjetra banore të ardhur dhe nga fshatrat e Lezhës vihen në radhe për të mbushur bidonat që të sigurojnë ujin.

Probleme furnizimi me ujë të pijshëm ka dhe në qytetin e Beratit, Krujë, Dibër e Gjirokastër.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Artikull i Rekomanduar:
Basha: Në inagurimin e Trump me ftesë zyrtare dhe jo biletë

Close