I ftohti - Nga Vlora në Kukës, ngrin liqeni i Fierzës dhe laguna e Nartës
11/01/2017 - 16:58

Ngricat dhe temperaturat e ulëta kanë sjellë ngrirjen e Lagunës së Nartës në Vlorë, në një sipërfaqe rreth 42 metra kartorë.

Peshkatarët dhe banorët e zonës konfirmojnë se dy herë e mbajnë mend këtë fenomen, rreth viteve 60-te,por edhe ne vitin 1986, por jo ne keto permasa.

kete dimer thonë banorët temperaturat kanë qenë të pazakonta për zonën duke arritur nga -7 deri ne -9 gradë. Peshkatarët janë detyruar që të çajne akullin per te mbledhur peshkun e ngrire, në mënyrë që të konsumohet sa më parë.

“Peshku është i ngordhur i tërë, ka vetëm ndonjë të gjallë” thotë një peshkatar.

Ngricave nuk i ka shpëtuar as liqeni i i Firzës në Kukës një nga qytetet më të prekura nga moti i keq me reshje të dendura dëbore.

Ujërat e liqenit kanë ngrirë si pasojë e temperaturave të ulëta, fenomen që për herë të parë, banorët e vjetër thonë se ka ndodhur në vitin 1985.
Ndërkohë në Kukës ka ende probleme në disa zona të thella, të cilat prej disa ditësh janë të bllokuara nga dëbora.

/Oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Artikull i Rekomanduar:
Opposition’s protest, Fleckenstein: Boycott is not the right way for opposition

Close