Raporti i cilësisë së ajrit - Në Shqipëri janë shënuar 2.120 vdekje nga ndotja e ajrit gjatë 2016
17/07/2017 - 17:15

Agjensia Europiane e Mjedisit ka publikuar shifrat për ndotjen e ajrit gjatë 2016, në raportin për Cilësinë e Ajrit në Europë. Situata në Shqipëri paraqitet alarmante teksa vitin e kaluar janë shënuar 2,120 vdekje për shkak të përqëndrimit të lartë në ajër të grimcave të dëmshme. Agjensia Europiane këshillon shtimin e përpjekjeve për të reduktuar nivelet e ndotjes së ajrit nën ato të përcaktuara nga Bashkimi Europian, gjë e cila kërkon angazhim global.

Raporti i vitit 2016 për cilësinë e ajrit në Europë nga Agjensia Europiane e Mjedisit ka publikuar shifra të frikshme për vendin tonë sa i përket numrit të vdekjeve të parakohshme si pasojë e ndotjes së ajrit.

2.120 persona humbën jetën gjatë vitit 2016, prej të cilëve 2.010 ishin viktima të përqëndrimit të lartë të grimcave të imëta në ajër, 10 të përqëndrimit të dioksidit të nitrogjenit dhe 100 nga përqëndrimi i ozonit.

Krahasuar me vitin 2013, kur numëroheshin 776 të vdekur, kjo shifër thuajse është trefishuar.

Situata më alarmante në rajon paraqitet në Serbi, ku gjatë vitit 2016, kanë humbur jetën 10.730 persona për shkak të ndotjes së ajrit.

Ndërkohë, Mali i Zi mban rekordin më pozitiv në rajon me vetëm 660 vdekje sipas Raportit të Cilësisë së Ajrit, për vitin që lamë pas.

Raporti vëren se cilësia e ajrit në Europë i tejkalon vlerat e përcaktuara nga Bashkimi Europian, një trend që pritet të vijojë deri në vitin 2020, pavarësisht një përmirësimi të vogël përgjatë periudhës 2006-2014.

Agjensia Europiane e Mjedisit këshillon shtimin e përpjekjeve për të ulur vlerën e përqëndrimit të grimcave të dëmshme nën nivelet e përcaktuara nga vetë Bashkimi Europian.

Sipas këtij raporti, politikat efikase për rritjen e cilësisë së ajrit kërkojnë veprim dhe bashkëpunim jo vetëm në nivele rajonale apo kontinentiale, por në nivele globale, të cilat duhet të ndikojnë sidomos mbi sektorët ekonomikë dhe të përfshijnë publikun.

Agjensia Europiane e Mjedisit e sheh këtë bashkëpunim si të rëndësishëm dhe të nevojshëm për të arritur një mbrojtje të kapitalit natyror dhe mbështetje për zhvillimin ekonomik, social dhe të mirëqenies, pika të cilat janë pjesë e vizionit të Bashkimit Europian për vitin 2050 për jetesën e mirë brenda kufinjve të planetit.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

  1. Anonymous says:

    ndotja me e madhe eshte ne bradashesh te elbasanit qe po na helmojne nuk mund te hapim dritaret e shtepis per te mar ajer te paster se eshtev mbushur me uzina te llojeve te ndrysheme vdekje prurese dhe ndertojn nga dita ne dit duke filluar nga ish kombinati metalurgjik e deri ne afersi te fshatit vidhas te uzina e ferrokromit ka disa muaj qe te ish fabrika e tullave eshte hapur nje uzin e perpunimit nafte solari a zifti qe nuk mun te

  2. qytetari nga elbasani says:

    ju lutemi publikojeni dotja me e madhe eshte ne bradashesh te elbasanit qe po na helmojne nuk mund te hapim dritaret e shtepis per te mar ajer te paster se eshtev mbushur me uzina te llojeve te ndrysheme vdekje prurese dhe ndertojn nga dita ne dit duke filluar nga ish kombinati metalurgjik e deri ne afersi te fshatit vidhas te uzina e ferrokromit ka disa muaj qe te ish fabrika e tullave eshte hapur nje uzin e perpunimit nafte solari a zifti qe nuk mun te jete e banueshme kjo zone e elbasanit ju lutemi publikojeni dhe ju lutem qe keto gjera te publikohen dhe qeveris dhe te vij vet kryeministri te shikoj gjendjen nga afer dhe te marin masa se po na helmoj neve dhe femijet tane ju lutem publikojeni

Komento

Read previous post:
ALUIZNI i vë shtëpinë në emër të vëllait, BOOM zgjidh problemin

Close