Hartohet plani kombëtar NAP - Ndryshimet klimaterike, Koka: Dokument strategjik për të përballuar efektet
29/06/2016 - 15:31 Nga: Aurora Sulçe

Shqipëria ka gati  planin kombëtar për ndryshime klimaterike, një dokument strategjik që synon të minimizojë dëmet me pasoja sociale dhe ekonomike, të shkaktuara nga ndryshimet klimaterike.  Plani kombëtar mbulon periudhen 2017-2035 dhe është një ndër angazhimet ndaj Bashkimit Europian dhe Konventës Kuadër të Kombeve të Bashkuara për ndryshimet klimaterike.

Shqipëria ka gati planin kombëtar  për përshtatje ndaj ndryshimeve klimaterike  NAP, një dokument që synon të minimizojë dëmet me pasoja sociale dhe ekonomike, të shkaktuara nga ndryshimet klimaterike.  Plani kombëtar mbulon periudhen 2017-2035 dhe zbatimi i tij eshte parashikuar ne 3 faza: afatshkurtër, afatmesëm dhe afatgjatë dhe mbulon sektoret e mjedisit, bujqësisë, shëndetësisë, mbrojtjes civile, turizmit dhe zhvillimit urban.

Gjatë prezantimit të planit, ministri i Mjedisit, Lefter Koka theksoi nevojën për të minimizuar këto dëme në jetën sociale dhe ekonomike të vendit.

Koka: Ministria e Mjedisit si pararojë e angazhimeve për mbrotjen e mjedisit ka përkrahur dakordësinë në nivel global ndaj ndryshimeve klimatike. So vendi ynë lançon dokumentin e parë zyrtar politik për adaptimin e ndryshimeve klimatike që synon përgatitjen e qeverisë për të përballur me sukses këto efekte. NAP vendos tre objektiva kryesore, pakësimin e dëmeve të përmbytjeve, rritjen e aftësisë ripërtëritëse të bujqësisë nga përmbytjet, sigurimin e ujit të pijshëm, pavarësisht ndryshimeve klimatike.

 

Duke hartuar planin kombëtar për përshtatje ndaj ndryshimeve klimaterike, Shqipëria përmbush edhe një prej angazhimeve ndaj Bashkimit Europian dhe Konventës Kuadër të Kombeve të Bashkuara për ndryshimet klimaterike.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Helikopterët e Vivas shuajnë zjarrin në pyjet e Rrogozhinës

Close