Operacioni - Ndihma nga ajri për një familje të izoluar në Orosh të Mirditës
11/01/2017 - 16:47

Në Mirditë kanë nisur operacionet nga ajri për tju ardhur në ndihmë banorëve të bllokuar nga dëbora.

Një helikopter i Ministrisë së Mbrojtjes udhëtoj gjatë dites së sotme në drejtim të fshatit Fushe-Luxhe, në lartësinë 1350 metra mbi nivelin e detit, në Njesinë Administrative të Oroshit, pas alarmit të dhënë nga një familje prej 4 anëtaresh të cilëve ju kishin përfundur ushqimet.

“10 pako ndihma ushqimore. Kemi siguruar 5 kuintalë koncentrat misër për blegtorinë.

Në drejtim të zones së thelle malore Bashkia Mirditë dhe Emergjncat Civile dërguan ndihma ushqimore për njerezit dhe bagëtinë.

Kryetari i Bashkisë Mirditë Ndrec Dedaj tha se dikasteri që ai drejton vijon të jetë në gadishmeri prej disa ditesh duke ju ardhur në ndihmë banoreve të izoluar.

Ndrec Dedaj, kryetari i bashkisë Mirditë: “Do çojmë 10 pako ndihma ushqimore. Kemi siguruar 5 kuintalë koncentrat misër për blegtorinë”

 

Shumë fshatra të thellë në Mirditë vijojnë të jenë të izoluar nga dëbora dhe akulli, ndërkohë që rruget që lidhin Njesitë Administrative me qytetin e Rrëshenit janë bërë të gjitha të kalueshme.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Artikull i Rekomanduar:
Arrestohet pedagogia në Shkodër, u merrte studentëve 100 euro për notë

Close