Itali - Ndalohet skafi me 1.9 ton drogë. Arrestohen skafistët, njëri vlonjat
11/01/2017 - 15:07

Një skaf me dy motorë të fuqishëm dhe që kishte një ngarkesë prej rreth 1.9 ton Cannabis Sattiva është ndaluar në orët e para të mëngjesit të 10 janarit, rreth 7 milje në afërsi të Brindisit

Ky ishte një operacion i përbashkët kundër narkotikëve mes Policisë së Shtetit dhe asaj Italiane, Guardia di Finanza (GdF) e Pulias.

Policia e Shtetit informon: “Autoritetet italiane arrestuan dy personat në bord, njëri shtetas italian i identifikuar me inicialet D.P, 47 vjeç, Brindizi, Itali, dhe tjetri  shqiptar, i identifikuar me incialet B.H, 25 vjeç, banues në Vlorë.

Ky opracion është pjesë e hetimeve të përbashkëta me policinë italiane Interforze dhe në veçanti me Guardia di Finanza në Durrës, Vlorë dhe ROAN GdF Bari, Pulia.

Vijojnë hetimet për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë trafik.

/Oranews.tv/

 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Artikull i Rekomanduar:
Talat Xhaferi, kryeparlamentari i parë shqiptar në Maqedoni

Close