Naftëtarët në Fier dhe Vlorë në protestë për pagat e prapambetura
11/01/2017 - 17:01 Nga: Xh. Beharaj/J. Zio/

Punëtorët e Uzinës së Përpunimit të Naftës në Fier kanë vijuar protestat për mosmarrjen e pagave për tre muajt e fundit. Naftëtarët kanë ngritur edhe problemin e mospagesës së sigurimeve shoqërore, pasi siç thonë penalizohen ngaqë shumë prej tyre janë në prag pensioni.

 Naftëtarët: Vemë tek Instituti i Sigurimeve Shoqërore për të dalë në pension, atje nuk të njohin 1 vit e gjysmë. Ç’faj kemi që na mbahen 50 mijë lekë.

-Protesta jonë do të vazhdojë deri sa të zgjidhen kërkesat tona.

Edhe në Vlorë, dhjetëra punonjës të ish filialit të ARMO kanë dalë në protestë për cështjen e pagave. naftëtarët thonë se nuk paguhen prej 1 viti e gjysmë, ndërsa kërkojnë dhe qartësim të statusit të tyre. ata paralajmëruan futjen në greve urie nëse nuk marrin zgjidhje kërkesat.

Naftëtarët: Kam fëmijë të vegjël. Duan të hanë. Ku do të vemi. Mos marrjen e pagave prej 18 muajsh.

Naftëtarët thanë se apeli i tyre është për qeverinë, në mënyrë që të ndërhyjë për gjetjen e një zgjidhjeje.

/Ora News/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Artikull i Rekomanduar:
A e dini se të hani sekrecionet e hundës është e shëndetshme?

Close