Arena - Murati: Synimi i PD-së me shtyrjen e datës së zgjedhjeve
20/04/2017 - 22:32

Kryeredaktori i “Gazeta Shqiptare” Erl Murati thotë në “Arena” nga Dritan Hila në Ora News, se Partia Demokratike është e ndërgjegjshme që kryeministri Rama nuk do të japë dorëheqjen, por synimi i shtyrjes së zgjedhjeve është përçarja e së majtës.

Murati: E quaj të ndërgjegjshme këtë kërkesë maksimaliste të opozitës, sepse besoj se opozita ndihet e dobët në situatën aktuale. I konvenon të shtyjë zgjedhjet, ose të arrijë përçarjen e së majtës. Siç është paralajmëruar se nëse opozita nuk hyn në zgjedhje, LSI do të dalë më vete.

Meta ka deklaruar shprehimisht se nuk bëhet pjesë e kësaj farse. Nëse zgjedhjet do të shtyheshin dhe nëse opozita do të merrte pjesë në zgjedhjet e tetorit me tre koalicione, a do të ishte kjo një fitore po themi e opozitës.

Unë besoj që PD është e ndërgjegjshme që zt.Rama nuk do të japë ndërgjegjen, por mendon të arrijë ndarjen e së majtës, ose një garë jo më përballë PS-LSI, por synon shtyrjen e zgjedhjeve. Nuk e di a ka një marrëveshje me LSI-në për këtë gjë, por logjika të çon këtu. PD do të donte të arritne këtë avantazh.

/Ora News.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Helikopterët e Vivas shuajnë zjarrin në pyjet e Rrogozhinës

Close