Arena - Murati: Fondacionet e Soros mjaft të interesuara për të ndikuar politikat
23/02/2017 - 22:52

Kryeredektatori i Gazeta Shqiptare, Erl Murati, thotë në “Arena” nga Dritan Hila në Ora News, thotë se fondacionet e Sorosit kanë qenë mjaft të interesuara për të ndikuar politikat në Ballkan.

Murati: Fondacionet e Sorosit kanë qenë mjaft të interesuara edhe për të ndikuar politikat në këto vende. Dihet që janë shumë aktivë në Maqedoni. Janë aktivë në Shqipëri. E ka thënë Gruevski, Urban. Po flasim për fakte dhe nuk po e gjykoj për mirë apo për keq. Aktiviteti dhe interesi për të ndikuar në politikat e vendit është më se e dukshme. Nëse përputhet interesit zyrtar amerikan me veprimtarinë e Sorosit, ka qenë e dukshme dhe është e vështirë për ta dalluar ku fillon interesi i njërit dhe mbaron interesi i tjetrit. Interesi i tij është interesi i politikave amerikane. Ka një lloj meraku të shtuar se mos Sorosi ndikon në politikat amerikane duke anashkaluar administratën e Xhon Kerrit apo Rajersonit tani. Veprimtaria dhe qëndrimi i Partisë Demokratike ndaj reformës ka sjellë qëndrime publike të ambasadës amerikane, e cila ka bërë deklarata se jemi të zhgënjyer për qëndrimin e Partisë Demokratike dhe kjo në popull përkthehet tek një pjesë e elektoratit krijohet ideja se amerikanët nuk na duan.

/Ora NEws/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Artikull i Rekomanduar:
Kënga bamirëse e artistëve për zjarrin në Londër thyen rekord

Close