Mungesa në Bankën e Gjakut në Elbasan
07/07/2017 - 13:50 Nga: Belinda Ruçaj

Dhurimet e pakta të qytetarëve kanë vendosur në vështirësi Bankën e Gjakut në Elbasan, që ka vështirësi në plotësimin e nevojave të pacientëve të rrezikuar. Sipas mjekut Meti Merxhani, fluksi rritet edhe për shkak të pacientëve nga Gramshi e Librazhdi ku bankat e gjakut pothuajse nuk kanë dhurime nga qytetarët. Mjeku apelon njerëzit të dhurojnë gjak pasi marrin përfitime edhe për shëndetin e tyre.

Banka e Gjakut në Elbasan nuk plotëson nevojat e spitalit rajonal për shkak se kërkesat janë të larta por dhurimet janë të pakta. Fakti pranohet nga doktor Meti Merxhani që saktëson se situata ka bërë që të ketë vështirësi në dhënien e gjakut për personat në dializë, talasemikët apo edhe të aksidentuarit, jeta e të cilëve rrezikohet nga mungesa e gjakut.

Doktor Meti Merxhani apelon qytetarët të dhurojnë gjak, pasi jo vetem është një proces i shëndetshëm por edhe shpeton jete. Per meshkujt dhurimi eshte me përfitime shëndetësore 1 here ne 3 muaj, ndersa per femrat 1 here ne 4 muaj.

Banka e gjakut ne Gramsh dhe Librazhd mbeten jo ekzistente sipas doktor Merxhanit,  pasi dhurimet ne këto qytete janë minimale. Për pasojë, njerëzit në nevojë për gjak i drejtohen Elbasanit duke rritur fluksin dhe duke veshtirësuar punën e bluzave të bardha.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Njësia elitë amerikane që do të vrasë Kim Jong-un?

Close