Muçi: Sektori i ndërtimit në vështirësi gjatë 2012-ës
28/12/2012, 14:26
" frameborder="0" allowfullscreen>

Viti 2012 ka qenë një vit i vështirë dhe krize për sektorin e ndërtimit në vendin tonë.

Drejtori Ekzekutiv i Shoqatës së Ndërtuesve të Shqipërisë, Maksim Muçi thekson se gjatë viti që do lëmë pas kanë mbyllur aktivitetin e tyre rreth 1 mijë firma ndërtuese, është rritur borxhi që i ka qeveria duke shkuar në 100 milion euro si dhe ka pasur një shkurtim të ndjeshëm të vendeve të punës.

Ndërkohë  në lidhje me planin rregullues të Tiranës kreu i shoqatës së ndërtuesve shprehu vlerësime dhe njëkohësisht pakënaqësi për disa elementë.

Viti 2013 sipas ndërtuesve pritet që të jetë më pozitiv për këtë sektor. Ndërtimi ka qenë sektori më i prekur nga kriza ekonomike në këto katër vitet e fundit.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Current ye@r *