Qëndrueshmëria ekonomike - Moody’s: Destabiliteti politik mund të shtyjë reformat
21/04/2017 - 18:41 Nga: Pranvera Bozhiqi

Agjencia ndërkombëtare e financave konfirmon vlerësimin B1 për Shqipërinë duke veçuar rritjen ekonomike dhe qëndrueshmërinë e saj. Në analizën e bërë për Shqipërinë, agjencia vlerëron progresin e bërë për mbledhjen e detyrimeve, sistemin e drejtësisë, reformat administrative, ndërsa sfidë mbetet borxhi i lartë publik dhe fuqia e kufizuar institucionale, korrupsioni dhe stoku i lartë i kredive. Destabiliteti politik dhe zgjedhjet parlamentare mund të sjellë shtyrjen e reformave thyhet në raport.

Rritja dhe qëndrueshmëri për borxhin publik të Shqipërisë është vlerësimi i Agjensisë Ndërkombëtare të Financave Moody’s e cila konfirmon vlerësimin B1. Në analizën e bërë për Shqipërinë janë marrë në konsideratë katër shtyllë kryesore, forca ekonomike, institucionale, sektori bankar dhe forca fiskale për të cilat Moody’s shprehet se ka një progres. Rezervat agjencia ndërkombëtare shpreh për forcnë fiskale e cila vlerësohet ende e ulët.

“Vitin e kaluar ekonomia e Shqipërisë u rrit me 3.3% krahasuar me 2.5% që ishte në 2015. Pritet që investimet e huaja të rriten në sektorin e energjisë, ku vlecon se projektet më të rëndësishem janë Devolli Hidropoëer, projekti i Trnas Adraitic Pipeline. Presin që ekonomia shqiptare të forcohet. Presim që Prodhimi Kombëtar të rritet me 3-4% për periudhën 2017-2018 nga 2% që ishte vitin e kaluar. E thënë ndryshe ne presim zhvillime pozitive.”, thuhet në raport.

Lidhur me vitin zgjedhor 2017, agjencia Moody’s thotë: “Zgjedhjet parlamentare të qershorit, në rast se shoqërohen edhe me destabilitet politik, mund të sjellin një shtyrje të reformave“. Faktorët kyç që nxisin kreditimin e Shqipërisë në B1 sipas Moddy’s janë konsolidimi fiskal dhe progresi në mbledhjen e detyrimeve të prapambetura, reforma administrative dhe ajo në sistemin e drejtësisë në kuadër të përpjekjes për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian, stabiliteti i fortë i çmimeve si dhe investimet e huaja direkte thelbësore.

Sfidat kryesore vijojnë të mbeten borxhi i lartë publik, struktura e dobët e financimit të brendshëm, paçka se në përmirësim; fuqia e kufizuar institucionale, dhe në veçanti korrupsioni, si dhe stoku i lartë i kredive jo performuese.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Artikull i Rekomanduar:
Kënga bamirëse e artistëve për zjarrin në Londër thyen rekord

Close