Hetimet - Mjeti i blinduar i biznesmenit Gjoka u qëllua me 15 plumba
23/08/2017 - 18:24

Të paktën 15 plumba mendohet të jenë zbrazur mbi makinën e  biznesmenit, Dashamir Gjoka në atentatin e sotëm me armë në qytetin e Shijakut.

Ngjarja u shënua mesditën sotme. Mësohet se një person ka qëlluar me kallashnikov në drejtim të automjetit me të cilin udhëtonte Gjoka dhe vajzat e tij, por fatmirësisht si pasojë e të shtënave nuk ka pasur të lënduar.

Automjeti me të cilin udhëtonte familja Gjoka është i blinduar dhe kjo ka qenë arsyeja se si përfunduan të palënduar personat që ndodheshin në makinë.

Ngjarja ka ndodhur në hyrje të qytetit të Shijakut, konkretisht pak merta larg Bashkisë së qytetit.

Sipas policisë, dyshohet që të këtë qëlluar vetëm një person i cili ishte kamufluar afër vendit të ngjarjes.

Të njëjtat butime sqarojnë se në këtë atentat është përdorur armë automatike kallashnikov.

Autori ka qëlluar të paktën 15 plumba në drejtim të makinës se blinduar. 

Policia ndodhet ne vendin e ngjarjes, teksa po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit si dhe zbardhjen e rrethanave te ngjarjes.

Nga të dhënat paraprake dyshohet që ngjarja të ketë motive hakmarrje, duke marrë shkas nga e kaluara kriminale e Gjokës.

Lexo më shumë: Qëllohet makina e biznesmenit Dashamir Gjoka, ishte me të bijën

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
City hall’s investments, Mayor inspected work for construction of 23rd playground

Close