Ministria e Financave inspekton doganat kufitare në juglindje
18/06/2017 - 15:17

Ministria e Financave, në vijim të verifikimit të informacioneve të përditësuara nga terreni, po inspekton në mënyrë intensive Degët Doganore, Drejtoritë Rajonale të Tatimeve si dhe institucionet e tjera të varësisë.

Grupet e punës të ngritura për këtë qëllim janë fokusuar sot në inspektimin e sektorëve operacionalë të zonave doganore kufitare në juglindje të Shqipërisë, më konkretisht në Kapshticë, Goricë, Tushemisht dhe Qafë-Thanë.

Po kështu janë mbajtur nën mbikqyrje edhe grupet e antikontrabandës të cilat operojnë në akset e këtyre zonave doganore.

Ato po të kontrollojnë nga afër zbatimin e detyrava funksionale nga punonjësit e doganave kufitare si dhe respektimin e rregullave që vendos VKM nr. 473, dt. 01.06.2017 per “Marrjen e masave dhe monitorimin e veprimtarisë, sjelljes apo perdorimit të burimeve njerëzore, financiare dhe logjistike të administratës shtetërore, gjatë procesit zgjedhor për zgjedhjet në Kuvendin e Shqipërisë për vitin 2017”. 

Ministria e Financave inkurajon punonjësit e administratës fiskale që të kryejnë me përgjegjshmëri detyrat në përputhje me legjislacionin në fuqi.

  

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Artikull i Rekomanduar:
Zgjedhjet 2017 – KQZ përcakton rregullat për ditën e votimit, rastet kur ndërhyn policia

Close