Tahiri bind Ministrin grek, merr fund ankthi i toponimeve për emigrantët
05/09/2013, 19:03
" frameborder="0" allowfullscreen>

Vetëm pak orë pas takimit me Ministrin e Brendshëm në qeverinë e re Sajmir Tahiri, homologu grek ka bërë lëvizjen e tij zyrtare në vijim të shprehjes së angazhimit të tij për lëvizjen e lirë të qytetarëve shqiptarë në kufi.

Zyra e shtypit e PS-së bën të ditur se Ministri grek i rendit ka lëshuar një urdhër për mosndalimin e emigrantëve në kufi, pavarësisht problemeve në pasaporta. Po sipas PS urdhri i ministrit Dendias është shpërndarë pasdite në të gjitha pikat kufitare Shqipëri–Greqi.

Por pavarësisht njoftimit të PS, mësohet se shkresa ende nuk ka mbërritur në duart e palës shqiptare dhe as nuk është publikuar në faqen zyrtare të Ministrisë greke të rendit.

Më herët gjatë takimit që Ministri i Brendshëm i zgjedhur Saimir Tahiri pati me Ministrin grek për Rendin Publik dhe Mbrojten e qytetareve Nikos Dendias, i kërkoi këtij të fundit të mos pengohet lëvizja e lirë e qytetarëve shqiptarë drejt Greqisë, deri sa të marrë zgjidhje përfundimtare çështja e toponimeve.

Tahiri ka theksuar se duhet të garantohet parimi i reciprocitetit në pikat e kalimit kufitar me Greqinë.

“Duhet të intensifikojmë bashkëpunimin për të garantuar lëvizjen e lirë si dhe për të garantuar dinjitetin e shtetasve” tha Tahiri.

Ai ka shtuar se qeveria e re ka vullnet për të intensifikuar bashkëpunimin për sigurinë, luftën kundër trafiqeve dhe krimit.

“Duhet luftë e përbashkët ndaj trafikut të qënieve njerëzore ,drogës dhe krimit të organizuar” ka theksuar Tahiri.

Ndërsa nga ana e tij, Ministri grek i rendit garantoi mbështetjen e qeverisë helene ndaj qeverisë së re shqiptare dhe kryeministrit Edi Rama si dhe policisë shqiptare.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Current ye@r *