Ministri Demiraj monitoron nga ajri: Nuk ka kultivim kanabisi
07/07/2017 - 14:44

Ministri i Punëve të Brendshme Dritan Demiraj ka zhvilluar  sot një inspektim ajror për të monitoruar gjendjen e kultivimit të lëndeve narkotike Cannabis Sattiva.

Në një njoftim, Ministria e Brendshme thotë se gjatë këtij inspektimi që u shtri në të gjithë territoret që kanë qenë problematike gjatë vitit të kaluar nuk është evidentuar asnjë rast i kultivimit të bimëve narkotike.

Edhe nga raportimet që Ministri Demiraj ka marrë nga Policia e Shtetit nuk rezulton të ketë kultivim në mase të lëndëve narkotike, me përjashtim të rasteve të izoluara që janë evidentuar dhe asgjesuar.

Gjithashtu ministri Demiraj ka inkurajuar Policinë e Shtetit të përqendrohet në evidentimin dhe sekuestrimin e sasive stok të lëndeve narkotike të trasheguara nga viti i kaluar, në menyre që trafikimi i tyre jashte territorit të Republikës së Shqiperisë të minimizohet dhe parandalohet plotesisht.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
ALUIZNI i vë shtëpinë në emër të vëllait, BOOM zgjidh problemin

Close