Komitetin drejtues i LSI-së - Meta: Ka përpjekje për të tensionuar artificialisht situatën paraelektorale
17/02/2017 - 17:01

Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, njëherësh dhe kryetar i Kuvendit, Ilir Meta, deklaroi sot se përgatitjet zgjedhore nuk duhet të zbehin vëmendjen nga reformat kyçe të vendit, si ajo në drejtësi dhe reforma zgjedhore.

Duke folur në Komitetin drejtues të LSI-së së Tiranës, Meta tha se çuarja përpara e reformave ndihmon dhe për një klimë zgjedhore konstruktive, ndërsa foli për përpjekje për të tensionuar artificialisht situatën paraelektorale.

Meta: Përgatitjet për 18 qershorin në të gjitha drejtimet si organizative ashtu dhe programore nuk duhet të na shpërqëndrojnë nga angazhimi ynë për disa reformat më të domosdoshme që ka vendi dhe kanë të bëjnë me vetë klimën e para zgjedhjeve sikurse është vazhdimi në mënyrë transparente i reformës në drejtësi për zbatimin e saj, është një kërkrsë dhe kusht për hapjen e negociatave për të ardhmen por është e rëndësishme dhe për klimën politike parazgjedhore që të jetë sa më konstruktive.

Vëmë re që nuk mungojnë përpjekjet për të tensionuar artificialisht situatën paraelektorale ashtu sikurse dua të nënvizoj rëndësinë e përfundimit sa më të shpejtë të reformës zgjedhore që duhet të kishte përfunduar me kohë duke reflektuar kërkesat dhe rekomandimet e OSBE-ODIHR dhe vazhdimi i pandalshëm i proçesit të dekriminalizimit që është jo vetëm detyrim por dhe standart për zgjedhjet e ardhshme të 18 qershorit dhe seriozitetin e çdo force politike për të kontribuar për një nivel të lartë integriteti të përfaqësuesve publike të qytetarëve shqiptarë.

Shpreh angazhimin e LSI për të gjeneruar gjithnjë një klimë sa më konstruktive, racionale që ndihmon ecurinë e suksesshme të reformave që të kenë impakt afatgjatë për të ardhmen e vendit, stabilitetin e vendit, integrimin europian. Shpreh vendosmërinë tonë për ti shërbyer standartit më të lartë të zgjedhjeve të ardhshme të 18 qershorit. Standarti i këtyre zgjedhjeve është më i rëndësishëm se rezultati i çdo force politike të caktuar.

Duke u ndalur tek LSI, Meta tha se dega e Tiranës do të jetë në krye të rezultatit zgjedhor të qershorit për këtë parti.

Meta: Jam i bindur që dega e Tiranës do të jetë në krye të rezultatit jo vetëm të zgjedhjeve të 18 qershorit, por dhe gjithë performancës së LSI në gjithë vendin si shembull i një force të emancipuar dhe të përgjegjshme që gjithmonë vë interesin kombnëtar dhe publik mbi çdo interes tjetër afatshkurtër apo të ngushtë.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Helikopterët e Vivas shuajnë zjarrin në pyjet e Rrogozhinës

Close