Meta i “premton” kompetenca shtesë KLSH-së: S’ka imunitet për kontrollin
12/12/2013, 16:46

Kontrolli i Lartë i Shtetit pritet të ketë më shumë kopetenca në kontrollin e qeverisë. Kjo është paralajmëruar në një konference për rolin e auditimit dhe sfidat. Kryeparlamentari, Ilir Meta, ka deklaruar se asnjë person nuk do të jetë i imunizuar nga pushteti.

Sipas kreut të parlamentit KLSH është një institucion që ka shumë rëndësi në një qeverisje transparente. Meta e cilësoi luftën ndaj korrupsionit si një sfidë që duhet fituar me patjetër.

Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj, e vlerësoi konferencën si një mundësi për të përmirësuar efiçencën e institucionit që ai drejton.

Konfernca do të zgjasë dy ditë dhe pritet që të trajtohen një sërë idesh dhe eksperiencash nga ekspertë të njohur të kësaj fushe si brenda dhe jashtë Shqipërisë.

E veçanta e kësaj Konference është tema e saj, që përbën kryefjalën e menaxhimit publik në ditët tona, dhe që kërkon shëndoshjen dhe rritjen e përgjegjësisë së financave publike.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Current ye@r *