Kuvend - Meta, Blushit: Ndërhyra te Rama të bëheshe ministër, më mirë që s’u bëre
16/03/2017 - 11:55

Ishte radha e kryetarit të Parlamentit, Ilir Meta për t’iu përgjgijur akuzave të përjavshme të deputetit të Libra, Ben Blushi. Ky I fundit i quajti largimet e 4 ministrave si pazar mes Ilir Metës dhe Kryeministrit Edi Rama, ndërsa kryeparlamentari zgjodhi ironinë për t’iu përgjigjur ish deputetit socialist.

Ndryshimet në qeveri ishin tema kryesore e debatit në Kuvendin e Shqipërisë. I vetëm në opozitë, Ben Blushi i  cilësoi këto ndryshime si pazar mes Kryeministrit Rama dhe kryeparlamentarit  Meta, për të vijuar bashkëpunimin në koalicion së bashku.

Ben Blushi: “E vërteta është se qeveria ka falimentuar. Është qesharake dhe nuk kuptoj sesi këtu vini sot si një shumice e shpartalluar dhe nuk keni aftësinë dhe dinjitetin, secili prej jush të mbrojë punën që ka bërë. Nuk keni mundësinë ta mbroni se ju shiti Edi Rama në tregun e koalicionit. Cfarë tha tjetër? Nuk e kam shkarkuar Saimir Tahirin, e kam ngarkuar tha. Ore kush është ministër Rendi sot, Saimir Tahiri apo Fatmiri?! E shkarkuar Saimirin dhe ka ngarkuar Fatmirin apo jo?

Po Çfarë është kjo? A ka përgjegjësi ndaj interesit publik këtu që ka detyrimin të dije pse ndryshohet qeveria që ka votuar? Asnjë përgjegjësi. Dhe sot është akoma më qesharake që vini këtu dhe  askush nuk flet. Flisni për podukte kozmetike, flisni për kingaleri.

Kush është e vërteta në fakt? E vërteta është në fakt që qeveria ka falimentuar dhe nuk është kjo. Rendi është i shpartalluar, që vendi është kanabizuar, që nuk ka vende pune, që ka rënë cilësia e jetesës, që nuk ka konsum, që ekonomia kombëtare duhet të ishte rritur me 4,5,6%, në 4vjet mezi e kapët 3%. Që 200 mijë shqiptarë janë larguar nga Shqipëria dhe 100 mijë kanë humbur vendet e punës. Që keni investime të huaja më pak se Bosnja për frymë, që kostoja e shëndetit është rritur me 46% më e shtrenjta në rajon, që mijëra student ngelën pa shkollë për shkak të reformës së diskredituar në arsim.

Çfarë tha kryeministri ? Po i heq tha që të marr pak vota. Një vit më parë pata një debat kur isha te ju fatkeqësish. Shqipëria apo partia? Edhe u çuat në radhë dhe thatë partia para Shqipërisë, këta tha edhe Edi Rama: Partia është para Shqipërisë. Interesi partiak është para interesit publik. Po i çon ministrat për të marrë vota, sepse duke qenë ministra humbin vota. Në fakt nëse ka një të vërtetë therrëse kjo është. Duke qenë ministra i humbni votat, jo si ministra mund të trokasin derëm më derë mbasë marrin ndonjë votë.

Ministrat u hoqën si taksë për koalicionin me Ilir Metën. Për çfarë qëndroni në këmbë, për ça do shkoni pas tre muaj për të kërkuar votën. E tha Edi Rama një fjali të sinqetë këtë javë. I tha ministrave të vet, duhet të fitojmë prap zgjedhjet, jo për ti bërë ndonjë punë të mirë Shqipërisë, por për tu mbrojtur nga hakmarrja e prokurorëve. Ju kam thënë shpartallim të mbarë, në fakt po e bëni për ditë. Edhe me rokadën që bëtë këtë javë duke ndërruar kingalerinë, nga rezerva kineze në stilolapsin turk.

Për herë të parë, pas disa seancave në të cilat Blushi e përmend, kryetari i kuvendit Meta, zgjodhi t’i përgjigjej, dhe këtë e bëri me ironi.

Ilir Meta: Faleminderit për këtë fjalim historik.

Dhe meqenëse në këtë fjalim historik unë u përmenda më shumë se nga politikanët e vjetër, nga një politika i ri i sapo ardhur nga një planet tjetër, dua t’i them të gjithë ministrave, kandidatëve për ministra, sot nesër e për gjithmonë, që e vetmja ndërhyrje që kam tentuar të bëj pranë z. Rama kur është bërë qeveria, është që parafolësi të bëhej ministër.

Por ndoshta mirë është bërë që nuk është bërë Ministër sepse Shqipëria ka një alternativë të re, një shpresë të madhe, një njeri të pa provuar asnjëherë. Ka të drejtë të kërkojë të votohet dhe të besohet.

Ministrat e rinj të propozuar pritet të dekretohen nga Presidenti i cili ka 7 ditë kohë për t’i verifikuar dhe më pas do të vijnë për t’u votuar në kuvend.

Në fjalën e tij në Kuvend Blushi tha: Ju shiti Rama në tregun e koalicionit

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Zgjedhjet 2017 – KQZ përcakton rregullat për ditën e votimit, rastet kur ndërhyn policia

Close