Arrestimi - Memaliaj, mbante në banesë 7.6 kg dinamit e tritol
12/08/2017 - 12:23

Një sasi prej 7.6 kg lëndë eksplozive, kapsolla detonatore dhe fitil zjarrpërcjellës janë sekuestruar në një banesë në fshatin Kurtjes në Memaliaj.

Ajo është sekuestruar në banesën në pronësi të Astrit Bilo, 57 vjeç në kuadër të operacionit të koduar “Kurtjes”

Gjatë kontrollit të ushtruar nga ana e shërbimeve të policisë në banesën e këtij shtetasi janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 1 kallëp tritol 200 gr, 600 gramë C4, 6.8 kg lëndë plasëse (dinamit), 12.7 metër fitil zjarrpërcjellës, 45 kapsolla detonatore, 1 thikë.

Policia kishte marrë informacion në rrugë operative se në banesën e 57 vjeçarit kishte lëndë eksplozivi.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.

/Oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Helikopterët e Vivas shuajnë zjarrin në pyjet e Rrogozhinës

Close