Zgjedhjet 2017 - Mediu: Votë për “Republikën e re”, forcim ekonomisë
15/06/2017 - 12:28 Nga: Besmira Pelushaj

Në takimin me strukturat në Tiranë, Fatmir Mediu  kërkoi votën për PD për të larguar qeverinë Rama-Meta, të cilën e bëri përgjegjëse se me dështimet e njëpasnjëshme, varfëroi shqiptarët. Kryetari i Republikanëve, tha se programi i PD për ulje taksash, synon rritjen e mirëqenies së qytetarëve.

Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu, gjatë një takimi me strukturat në Tiranë, akuzoi qeverinë Rama-Meta për varfërimin e shqiptarëve. Mediu kërkoi mbështetjen për PD, për të maksimalizuar votat kundër “Republikës së vjetër”.

Fatmir Mediu, kryetar i Partisë Republikane: Shteti i Ramës i ka çuar taksat në Shqipëri 30, 40, 50 përqind duke varfëruar në mënyrë masive shqiptarët. Për tre muaj luftuam për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme. Mbas tre muajsh shkarkuam gjysmën e qeverisë Rama dhe me punën tuaj do të shkarkojmë gjysmën tjetër me 25 qershor që ta marrë qeverisjen e  djathta nën drejtimin e  Lulzim Bashës” .

“Republika e Re”, sipas Mediut, do të forcojë ekonominë individuale nëpërmjet uljes së taksave. Kryetari i Republikanëve foli edhe për arsimin e lartë, për të cilin tha se PD ka një projekt që do të japë impakt të menjëhershëm për të gjithë studentët.

/Ora News/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Artikull i Rekomanduar:
Zgjedhjet 2017 – KQZ përcakton rregullat për ditën e votimit, rastet kur ndërhyn policia

Close