Mediu: Kanë nisur bisedimet për një grup parlamentar jashtë PD-së
12/09/2017 - 22:16

Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu ka pranuar se kanë nisur bisedimet për krijimin e një grupi parlamentar jashtë Partisë Demokratike.

Në një interviste për Ora News ai nënvizon se kjo bëhet për të pasur një alternim mendimesh por nuk është ndarje e pozitës. Tashmë bisedimet me selinë blu i kanë nisur dhe Nard Ndoka, Dashamir Shehi dhe Agron Duka.

Mediu: Ne kemi pasur edhe në legjislaturën e kaluar, edhe në marrëveshjen parazgjedhore me PD-në për të pasur një grup republikan për të alternuar politikat e opozitës siç kemi bërë edhe në Parlamentet e kaluara. PR ka pasur historikisht grupin e saj parlamentar. Pa dyshim, nuk dua të hyj në diskutime të tjera është e nevojshme për më shumë alternim të opozitës.

Megjithatë, Mediu shton se për të krijuar grupin parlamentar do të kërkohet huazimi i deputetëve të Partisë Demokratike.

Mediu: Kjo është një marrëdhënie me Partinë Demokratike. Asnjë gjë nuk mund të funksionojë jashtë raporteve me PD. Është një mirëkuptim dhe një marrëveshje para zgjedhjeve dhe besoj që do ta implementojmë. Jo në interes të Partisë Republikane, por të opozitës.

Po ashtu kreu Republikan shton se në zgjedhjet e 25 qershorit është regjistruar shitblerje masive e votave dhe për këtë ai shprehet se duhet një analizë e plotë, teksa shton se për këtë shkak ka mbetur në vend dhe procesi i negociatave të integrimit të Shqipërisë në BE.

 Parlament, Mediu: Rama, prishi marrëveshjen e 18 majit

/Ora News.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Demarkacioni me Malin e Zi, Pacolli nesër në Podgoricë

Close