Patenta e re "AM" - Me patentë do të pajisen edhe drejtuesit e motorëve
11/01/2017 - 15:26 Nga: Pranvera Bozhiqi

Rregullat e reja për lejet e drejtimit pritet të shtojnë sigurinë në rrugë. Për këtë arsye është vendosur edhe dhënia e patentës AM që ul moshën e marrjes së një leje drejtimi në 16 vjeç dhe ndalon qarkullimin pa patentë për mjetet me dy dhe tre rrota si dhe ato me cilindratë deri në 50 kubikë.  Inxhinieri autoteknik Artur Sulçe shpjegon për Ora News si do të veprohet me drejtuesit, ndërsa në patentë do të përcaktohet me kod lloji i automjetit të cilin do lejohesh të qarkullosh.

Çiklomotorët me dy dhe tri rrota, si dhe mjetet me katër rrota me cilindratë deri në 50 kubikë, të masivizuar si mjete transporti vitet e fundit kryesisht nga të rinjtë, shpesh herë kanë qënë edhe burimet e aksidenteve në rrugë. Por nga janari 2017 askush nuk do mund të dalë në rrugë me këto mjete nëse më parë nuk ka leje drejtimi. Ato quhen leje drejtimi AM, dhe kjo patentë e re bën një kategorizim të ri të lejeve nga 8 në 14 leje dhe po ashtu ulet mosha nga 18 në 16 vjec.

Artur Sulce ing. Autoteknik: Leja jonë e drejtimit u përshtat me të gjitha kategoritë sic jepen në BE, ku u nda A1, AM për çiklomotor, për motomjetet për mjete të ndryshme sic i kemi të klasifikuara edhe në Kodin Rrugor. Është vendosur që për çiklomotorin 16 vjecari, nëse çiklomotori ishte pa leje drejtimi, tani duhet të hyjë në provim teorie.

Si një masë sigurie për qarkullimin në rrugë dhe në përafrim me normat e BE për transportin, është edhe ndarja e patentave manuale nga ato automatike. Nëse provat e testimit për patentë janë bërë me automjet manuale, e tillë do të jetë edhe patenta dhe ata që dëshirojnë të marrin leje drejtimi më lehtësisht për automjetet me kamio automatike, të tillë do të kenë edhe patenten, pa mundur të drejtojnë në rrugë një mjet tjetër.

Artur Sulce ing. Autoteknik: Këto kanë bërë përafrimin me BE që janë kodet 1001, 1002 që në lejen e drejtimit shënohet që e keni marrë me kamio automatike apo me kamio manual dhe leja juaj e drejtimit përputhem me mjetin që do të keni.

Të gjithë drejtuesit që disponojnë leje drejtimi, do t’i nënshtrohet këtyre rregullave të reja në momentin e rinovimit të patentave. Ndërsa aktualisht drejtuesit kanë në total 20 pikë, dhe këto pikë ulen në bazë të llojit të shklejes së kodit rrugor. Ndësa nëse për 2 vjet nuk bën asnjë shkelje apo zbritje pikës, sasia e tyre rritet me 2 pikë çdo dy vjet deri në një maksimum prej 30 pikësh. Kur sasia pikëve zerohet ose kur brenda vitit bëhen 3 shkelje, secila me të paktën 5 pikë, atëherë qytetari do t’i nënshtrohet provimit të kualifikimit teorik.

TABELA

KATEGORITË E PATENTAVE

Kategoria AM, mosha minimale 16 vjeç

Kategoria A1, mosha minimale 18 vjeç

Kategoria A2, mosha minimale 18 vjeç

Kategoria B1 mosha minimale 18 vjeç

Kategoria B mosha minimale 18 vjeç

Kategoria BE jepet të paktën 1 vit pas B

Kategoria C1, jepet të paktën 1 vit pas B

Kategoria C1E jepet të paktën 1 vit pas C1

Kategoria C

Kategoria CE

Kategoria D1 jepet të paktën një vit pas C

Kategoria D1E jepet të paktën një vit pas D1

Kategoria D

Kategoria DE jepet të paktën 1 vit pas D

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

  1. Klodi says:

    Po personat qe i kan te gjitha katigorit si do veprojet me ata per mjetet me kamjo automatike flas per personat me katigorit

    B C BE CE D DE

Komento

Read previous post:
Helikopterët e Vivas shuajnë zjarrin në pyjet e Rrogozhinës

Close