Politike - Më 27 gusht mblidhet Asambleja Kombëtare e PS-së
12/08/2017 - 15:20

PS vendos të therasë në 27 gusht Asamblenë e vet Kombëtare. Mbledhja është lënë vetëm pak ditë para nisjes së sesionit të ri parlamentar dhe në të mësohet se do të diskutohet për qeverinë e re dhe për rezultatin e zgjedhjeve të 25 qershorit.

Socialistët do të bëjnë një analizë të hollësishme për 25 qershorin duke përfshire të gjitha degët, aty ku pati rënie të votave por dhe aty ku u rrit ndjeshëm.

Pas fitores së zgjedhjeve të qershorit dhe kur po bëhet gati të qeverisë e vetme vendin, Partia Socialiste ka thirrur tre ditë para mbylljes së muajit forumin e saj më të lartë, asamblenë .

Asambleja mësohet se do të diskutojë për zgjedhjet e qershorit por edhe administratën shtetërore, pas turit të dëgjesave të zhvilluara në gjithë vendin.

Burimet bëjnë me dije gjithashtu se në selinë rozë janë ngritur pesë grupe pune: ai për ristrukturimin e qeverisë, për reformën në administratë, për analizën e zgjedhjeve të qershorit, për grupin parlamentar dhe për bashkëqeverisjen me qytetarët.

Edhe pse mori një ndër rezultatet me te mira nga themelimi i saj, Partia Socialiste, do të kalojë në analizë të hollësishme, punën e të deleguarve ne qarqet e vendit, deputetëve dhe kryetarëve të bashkive, për rezultatin dhe votat e marra në çdo degë.

Grupi i punës do të analizojë të gjitha zonat, ku kishte rritje apo rënie të votave, për të dalë me gjetje konkrete mbi atë çfarë ka ndikuar në rezultat. Në asmblenë e thirrur në fund të gushtit, Kryeministri Edi Rama, do të japë udhëzimet e fundi për mandatin e ri qeverisës si dhe do të diskutojë gjërë për strukturën qeverisëse.

Kabineti qeveritar Rama 2 pritet të ndryshojë rrënjësisht. Kryeministri ka paralajmëruar se numri i Ministrive dhe i Agjencive kryesore do të ulet ndjeshëm dhe duket se projekti me 10 Ministri në total është më i mundshmi.

Në kabinet ka ministri që shkrihen dhe ka disa të tjera që u bashkohen Ministrive më të mëdha. Emrat e Ministrive dhe Ministrave të rinj pritet të bëhen publik në fund të muajt gusht, pikërisht edhe pas mbledhjes së asamblesësë së Partisë Socialiste.

/Oranews.tv/ 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Helikopterët e Vivas shuajnë zjarrin në pyjet e Rrogozhinës

Close