Situata - Mbi 30 të arrestuar për zjarrvënie të qëllimshme. Sa vite burg rrezikojnë
13/08/2017 - 16:02

Mbi 30 persona janë ndaluar prej policisë së shtetit nën akuzën e zjarrëvënieve të qëllimshme. Burimet kanë bërë të ditur se hetimet po vazhdojnë dhe për shumë raste të tjerë që kanë shkaktuar mbi 600 vatra zjarri si dhe shkrumimin e qinra hejktarë me pyje.

Në Sarandë është arrestuar një 21 vjeçar nën akuzën e zjarrëvënies së qëllimshme në fshatin Leshnicë duke shkrumbuar rreth 50 hektarë sipërfaqe pyjore.

Sipas policisë Jorgo. R ka ndezur zjarrin në vendin e quajur “Gropa”, ndërsa nuk ka mundur t’i mbajë në kontroll duke shkaktuar dhe një katastrofë të vërtetë.

Po ashtu një tjetër 16 vjeçar është vënë nën akuzë për zjarrin e rënë në vorë, për shkak të cigares së hedhur, ku u rrezikua fabrika e fishekzjarreve dhe një repart ushtarak.

Në gjirokastër një 70 vjeçar është ndaluar po për zjarrëvënie të qëllimshme. Akuza për zjarëvëniet e qëllimshme janë hedhur dhe prej kryetarëve të bashkive të cilët kanë kërkuar më shumë kujdes

Ndaj të arrestuarve materialet janë referuar në Prokurorirë e rretheve me akuzën ”Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Bazuar në nenin 151 të Kodit Penal të gjitha ata që shkaktojnë me dashje zjarr në pronë dënimi është nga gjobë deri në 5 vjet burg.

/Oranews.tv/ 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Helikopterët e Vivas shuajnë zjarrin në pyjet e Rrogozhinës

Close