Mbi 229 hektarë sera të dëmtuara nga ngricat
11/01/2017 - 15:34

Ministria e Bujqësisë ka publikuar të dhënat e para të dëmtimeve tek fermerët për shkak të motit të keq.

Sipas deklaratës, në zonat bregdetare të vendit ka dëmtim kryesisht të agrumeve, si në Durrës dhe Shijak.

Krujë, janë dëmtuar si më poshtë:

-Thumanë, serë 300 m2 sallatë, 300 m2, spinaq.
– F/Krujë, në serat e Agro–Investit,  3 dynymë lakër dhe brokoli, 2 dynymë sallatë.
– Nikël, serë 300 m2 sallatë.
– Bubq,  në sera, 1500 fidanë domate, 2.7 dynymë sallatë, 2.5 dynymë spinaq.

Berat

 Njësia Administrative Kutalli, Bashkia Urë Vajgurore – 38 ha domate

Njësia Adminstrative Poshnje, Bashkia Ure Vajgurore – 18 ha domate, 6 ha speca, 1.6 ha trangull

Njësia  Administrative Otllak, Bashkia Berat –   2 ha  domate

Njësia  Administrative  Kozare, Bashkia Kuçovë –  10 ha domate

Njësia Administrative Perondi, Bashkia  Kuçovë – 4 ha domate

Serra ne prodhim:

 Njësia Administrative Kutalli, Bashkia Ure Vajgurore – 2 ha domate

Njësia Administrative Kozare, Bashkia Kuçovë  – 1 ha domate

Dëmet në Fier:

Në Njësinë Administrative Frakull, ne 52 ha të mbjella me luleshtrydhe ka dëmtime të konsiderueshme prodhimi (te frutave të pa vjela, squllosje të frutit, dëmtim  dhe abortim te lulerise).

Në gjithë sipërfaqen e mbjelle ne sera me kete kulture, deri tani nuk ka dëmtim të bimëve por vetëm të prodhimit të gatshëm. Po kështu në kemi dëmtime  te prodhimit te pa vjele te domates ne sera ne 3 ha ose rreth 1000 kv.

Në Njësinë Administrative Cakran, në 3 ha të mbjella me luleshtrydhe, ka dëmtime të konsiderueshme prodhimit te pa vjela dhe te lulërive. Kemi dëmtim të prodhimit të pa vjela të domates ne sera ne 0.2 ha ose 200 kv.

Ne Njesine Administrative Zharrez  ka dëmtime të fidaneve te domates te mbjelle ne sera ne ditet e fundit te muajit dhjetor 2016  ne 10 fermere, te fshatrave Zharrez dhe Fshat i Ri ne siperfaqen prej rreth 3 ha. Raportohet edhe per prekje dhe tronditje te rreth 2000 rrenje agrume, per demtimin e  te cilat do te gjykohet me vone.

Ne Njesine Administrative  Strum, ka demtime te fidaneve te domates te mbjelle ne sera ne  20 fermere te fshatrave Suku 1, Suku 2 dhe Arapaj, ne siperfaqen prej rreth 4.5 ha dhe demtim te prodhimit te pavjele ne 2 ha domate ose rreth 400 kv.

Ne Njesine Administrative Portez ka demtime te prodhimit te domates te pavjele  ne sera ne 2 ha ose rreth 1000 kv.

Ne Njesine Administrative  Libofshe  ka demtime te prodhimit te domates te pavjele  ne sera ne 1.22 ha ose rreth  650 kv ne 5 fermere, si dhe demtim te fidanit te domates se porsa mbjelle ne 0.1 ha. Demet jane ne fshatrat Daullas, RrethLibofshe,Vanaj, Metaj dhe Libofshe. Raportohet  edhe per prekje dhe tronditje te 1.3 ha  ose  rreth  700 rrenjeve agrume, per demtimin e  te cilat do te gjykohet me vone.

Ne Njesine Administrative  Dermenas  ne fshatin Muçaj ka demtime te prodhimit te luleshtrydhes  te pavjele  ne sera ne 0.8 ha, nga te cilat ne 0.33 ha ka prodhim te prodhimit te gatshem , ndersa ne pjesen tjeter te siperfaqes mbjellja eshte me e vone.

Ne Bashkine Roskovec  eshte demtuar te 1 fermer  prodhimi ne  0.44 ha me luleshtrydhe   ne Roskovec dhe 0.2 ha me luleshtrydhe ne fshatin Luar ne 1 fermer.

Jane demtuar gjithashtu fidanet e domates te mbjelle ne 2 fermere ne Roskovec  per siperfaqen 1.1 ha dhe ne fshatin Kuman demtuar prodhimi i pa vjele i domates ne 0.3 ha sera  ose 200 kv.

Ne Njesine Administrative  Qender  ne fshatin Daullas jane demtuar 1.3 ha me sera ne 2 fermere , nga te cilat 0.3 ha me demtim te fidanit te porsa mbjelle dhe 1 ha me prodhim te pa vjele ose rreth 500 kv domate.

Ne fshatin Drize te 1 fermere jane demtuar fidanet e porsa mbjelle  ne  0.2 ha me domate. Ne fshatin Zhupan ka demtime te prodhimit te domates se pa mbjelle ne  10 fermere ne sipaerfaqen 1.5 ha dhe prodhim rreth 400 kv sepse prodhimi ka qene afer fundit te vjeljes.

Ne Njesine Administrative Levan jane demtuar ne fshatin Levan  fidanet e domates se mbjelle  ne   0.5 ha sera, ne fshatin Ferras 0.25 ha me domate nga te cilat 0.14 ha me fidane te mbjelle dhe  0.11 me prodhim rreth 100 kv. Ne fshatin PishePoro ne 2 fermerë është  dëmtuar  prodhimi  0.45 ha me luleshtrydhe.

Ne Njesine Administrative  Mbrostar ka dëmtime të fidanëve te domates te mbjelle ne sera ne  5 fermere ne siperfaqen prej rreth 1.5 ha  dhe dëmtim te prodhimit te pa vjele ne 6 ha domate ose rreth 3000 kv . Raportohet  edhe për prekje dhe tronditje te 9 ha  ose  rreth  5000 rrënjëve agrume (portokalle, limona dhe mandarina), për dëmtimin e  te cilat do te gjykohet me vone.

Ne Bashkine Patos është dëmtuar në 1 fermer  prodhimi ne  0.3 ha me luleshtrydhe.

Ne Bashkine Fier  eshte demtuar  ne 1 fermer  prodhimi i domates se pa vjele ne  0.3 ha me domate ose me rreth  300 kv.

Ne Njesine Administrative Hekal (rrethi Mallakaster) eshte demtuar prodhimi i pa vjele i domates ne 0.5 ha ne sera ose 350 kv, ne 1 fermer.

Gjithsej nga evidentimi dhe raportimi i  ekstensionisteve te zonave  eshte demtuar:

  1. Ne luleshtrydhe ne sera  siperfaqja prej 56.72 ha, kryesisht te prodhimit te gatshem dhe te lulerise.
  2. Prodhimi i pa vjele i domates ne serat e mbjella si kulture e dyte ne 18.13 ha ose rreth 8200  kv , ku kemi sipërfaqe qe janë në fillim të vjeljes dhe deri në përfundim të saj.
  3. Demtim te fidanit te mbjelle ne sera ne ditët e fundit të dhjetorit 2016 në sipërfaqen prej 11.34 ha  me domate.
  4. Ne agrume te evidentuara deri me tani kane pësuar tronditje ose tharje ne rreth 20-30 % te kurorës se bimëve  rreth 10 ha ose 7000 rrënjë.

Vlorë              

Ne NJ.Ad Novosele  jane  demtuar  1.5 ha domate 0.2 ha luleshtrydhe 0.5 ha sallate 0.5 ha spinaq. Në Nj/Ad Qendër janë  demtuar  1.3 ha domate, 0.3 ha sallatë

Nj.Ad.shushice demtuar 0.2 ha domate  dhe 0.3 ha spinaq

Vlorë

Ka dëmtime të perimeve ne sera si:

1.6 ha domate eshte e demtuar, nga kjo 1.3 dynyme eshte shkulur fare. Ka te demtuar 0.4 ha lulelaker.

Demtime ka edhe ne luleshtrudhe, ne nje siperfaqe prej 0.2 ha, sallate 0.1 ha, spinaq 0.3 ha. Në një tjeter zone, ka 0.5 ha sallate te demtuar

Nefshatrat Oshtime, Panaja  jane demtuar 12 dynyme domate dhe 2.7 dynyme sallatete

Ne Nj.Administrative Shushice, ka te demtuara 0.2 ha domate dhe 0.3 ha spinaq

Demtime jane kostatuare dhe ne rrethin e Sarandes, ne agrume, duke demtuar prodhimin e pavjelur, si dhe lastaret e rinje ne zonen e Konispolit, Xarres dhe ne Rrethin e Delvines.

 Lushnjë

Dëmtime ka pasur edhe në rrethin e Lushnjës, konkretisht në fshatrat Gradisht, Allkaj, Bubillimë, Hyzgjokaj, Dushk dhe Lushnjë qytet, në një total prej 13 hektarë me domate, 1 ha me speca, 1.5 ha me tragull.

MBZHRAU njofton se, ekstensionistët e Drejtorive të Bujqësisë në të gjitha rrethet e vendit janë në terren e po ashtu edhe punonjësit tjerë të kësaj strukture dhe ata të Shërbimit veterinar. Të gjithë fermerët dhe blegtorët, të cilët iu shkaktohen dëme apo kanë probleme me mungesën e bazës ushqimore, janë të lutur të kontaktojnë më Drejtoritë e Bujqësisë në rrethin e tyre, me qëllim që strukturat tona t’ju vijnë në ndihmë.

 

/Ora News/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Artikull i Rekomanduar:
Basha: Në inagurimin e Trump me ftesë zyrtare dhe jo biletë

Close