Reagimi - Marrëveshja Rama-Basha, pesë pyetjet që s’morën përgjigje nga Vasili
19/05/2017 - 12:14

Një ditë pas firmosjes së marrëveshjes mes kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të PD-së Lulzim Basha, LSI e quan të qartë situatën politike ndërsa PD, PS, dhe LSI do të jenë në fushë të mejdanit kush të dalë forcë e parë politike.

“Ky është dhe objektivi i LSI-së”, tha kryetari i saj Petrit Vasili i cili iu shmang një sërë pyetjesh që kishin të bënin me koalicionin PS-LSI, vijimsinë dhe çfarë do të ndodhë pas zgjedhjeve të 25 qershorit. Më kryesorja a e shikon marrëveshjen e djeshme Rama-Basha si hap i parë i bashkëqeverisjes për të lënë mënjanë LSI?

Pyetjet: A ka më kuptim marrëveshja që ju keni me PS-në për të bashkëqeverisur? Do ti mbani ministrat që keni?

Petrit Vasili: Thelbësore është një çështje dhe vetëm një. Ne sot kemi një marrëveshje politike që mundësoi një garë elektorale të barabartë dhe proces zgjedhor më të qetë. Të gjithë elementet e tjera janë krejtësisht të parëndësishëm. Sot i gjithë përqëndrimi im personal është arritja e objektivave: Të arrijmë të jemi forcë e parë dhe ajo që insistuam për të ecur me çdo mjet e sakrificë për të arritur zgjedhje gjithëpërfshirëse u realizua.

Pyetje: Marrëveshja e bërë publike, e cilësuar Rama- Basha si një hap i parë i bashkëqeverisjes mes PD-së e PS-së. Si e shikoni një skenar të tillë?

Petrit Vasili: “Sot jemi në një situatë shumë më të qartë politike. Kemi një datë zgjedhjesh dhe të gjitha forcat politike në fushë dhe një qetësi publike më të lartë. Stabilitetit dhe sigurisë i kemi bërë një shërbim shumë të madh. LSI ka pasur konstante që të bënte çdo gjë që kriza të evitohej, duke ofruar edhe të gjitha pozicionet publike deri dhe të rikthente pozicionin e presidentit. Tashmë garën e kemi dhe i gjithë përqëndrimi im dhe i LSI-së nuk është tek asnjë koment tjetër, pasi marrëveshja është kryer por të përqëndruar pasi nuk e kam parë kurrë LSI të jetë një hap nga formalizimi i saj si forcë e parë. Energjitë janë përqëndruar në këtë pikë. Të tjerat janë të parëndësishme

Pyetje: A është e cënuar marrëveshja PS-LSI nga kryeministri Rama, pasi ai ju hoqi pa pyetur një ministër dhe tre drejtorë?

Petrit Vasili: Në këtë moment na ndajnë 37 ditë nga zgjedhjet. E rëndësishme është të ecim përpara. Ka shumë mundësi që po të qeveriset ndryshe dhe LSI të jetë forcë e parë ka një shans më shumë për shqiptarët. Elementet e tjera kanë rënë dhe prevalon qëllimi që LSI të jetë forcë e parë.

Pyetje: Nëse do të dilni forcë e parë, me kë do të bashkëqeverisni? Keni menduar se me kë parti do të bëni koalicion pas zgjedhor?

Po punojmë të dalim forcë e parë politike, ky është objektivi. Të gjitha të tjerat do të zhvillohen pasi të kemi realizuar këtë objektiv nga i cili nuk do të kthehemi pas.

Pyetje:  Një marrëveshje e tillë a risjell ndërmend marrëveshjen e 2008, kur dy partitë e mëdha tentuan të nxjerrin jashtë loje LSI?

Nga e gjithë marrëveshja politike më intereson dhe jam i përqëndruar vetëm në një pikë: Që kemi një datë për zgjedhje dhe kemi mundësi të garojmë si të barabartë, gjë që ka qenë jo e mundur në të shkuarën. Jemi ne në fushë dhe qytetarët përballë nesh.

Vasili u shpreh i keqardhur që marrëveshja politike Rama – Basha i mohon të drejtën e pjesëmarrjes disa partive të vogla

Cfare parashikoi marrëveshja Rama-Basha: Zgjedhjet më 25 qershor, PD merr zv/kryeministrin e 6 ministra teknikë

 

/Oranews.tv/ 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Artikull i Rekomanduar:
Rama mbledh nesër deputetët dhe kandidatët për deputetë

Close