Deklarata - Marrëveshja PD-PS, Meta: Jo si ajo e 2008 por me qëllime të ngjashme
19/05/2017 - 17:53 Nga: Sonil Frashëri

Atë që nuk e tha Petrit Vasili, e nënkuptoi ish-kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta.

Marrëveshja mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike nuk është e njëjta me atë të vitit 2008 për shkak të ndryshimit të realitetit, pavarësisht se qëllimet mund të ngjasojnë

Meta: Nuk ka ngjashmëri me 2008-n sepse jemi në realitete të ndryshme. Mund të ketë ngjashmëri me qëllime të caktuara, por nuk ngjashmëri mbi dy realitete të ndryshme.

Meta nuk komentoi mbi marrëveshjen edhe pse kërkoi të theksonte se LSI, ishte forca politike që ishte promotore e një marrëveshje, për të garantuar qetësinë e vendit dhe një garë të barabartë.

Meta: Demokracia është surprizë, zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë surprizë, zgjedhjet e njëanshme nuk janë surprizë. Jam i bindur që LSI-ja do të jetë forcë e parë në zgjedhjet që po vijnë. Ka qenë forca më konstruktive.

Duke shmangur një përgjigje për një koalicion të mundshëm mes PS dhe LSI, Meta u shpreh i bindur se LSI do të dalë forcë e parë në zgjedhjet e 25 qershorit.

Cfare parashikoi marrëveshja Rama-Basha: Zgjedhjet më 25 qershor, PD merr zv/kryeministrin e 6 ministra teknikë

 

/Ora News.tv/

 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Parliamentary elections, Socialist Party secured 74 seats in Parliament to govern alone

Close