Zgjedhjet e 25 qershorit - Marrëveshja, Mehmetaj: Jemi sy hapur, këto tre ditë pamë pazare
19/05/2017 - 18:45

Deputetja e LSI, Kejdi Mehmetaj e quajti pazar marrëveshjen mes Ramës dhe Bashës. Në një takim elektoral me të rinjtë në Tiranë , Mehmetaj tha se një në tre të rinj është i papunë.

Mehmetaj: Sot është një ditë e mirë, është një ditë e bukur sepse sot jemi më të qetë që më në fund gjërat i pamë me sytë hapur dhe kuptuam se kush janë ata që mendojnë vërtetë për qytetarët, kush janë ata që mendojnë për të ardhmen e vendit dhe kush janë ata që me të vërtetë mendojnë për të rinjtë shqiptarë. Sot jemi me sy të hapur sepse e pamë edhe nga këto tre ditë që kaluan që ndërkohë që klasa aktuale politike shqiptare, dikush aty nga stolat e çadrës dikush nga karriget e zyrave mendonin si të ruanin ato pozicionet që kanë edhe të bënin ato pazaret e vogla, por shumë të njohura shqiptare, ndërkohë që ju të rinjtë shqiptarë, një nga 3 të të rinj janë të papunë.

Cfare parashikoi marrëveshja Rama-Basha: Zgjedhjet më 25 qershor, PD merr zv/kryeministrin e 6 ministra teknikë

 

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Helikopterët e Vivas shuajnë zjarrin në pyjet e Rrogozhinës

Close