Sondazhi - Marrëdhëniet Serbi-Shqipëri, shumica e të anketuarve nga NDI: Të shkëlqyera
27/10/2015 - 19:11 Nga: Everest Dedaj

Instituti Shqiptar për Studime Ndërkombëtare, ka publikuar sondazhin mbi marrëdhëniet e Shqipërisë me Serbinë, në sytë e publikut shqiptar. Marrëdhëniet në përgjithësi mes dy vendeve dhe marrëdhëniet mes dy qeverive, shumica e shqiptarëve i sheh si të mira. Vetëm 5 përqind e tyre mendojnë se ato janë shum të këqija.

Në një kohë kur Shqipëria dhe Serbia kanë intesifikuar marrëdhëniet diplomatike të ngrira për shumë vite, por dhe nën një frymë të re në Ballkan, Instituti Shqiptar për Studime Ndërkombëtare, ka publikuar raportin për marrdhëniet shqiptaro- serbe.

Rreth 45% e shqiptarëve të anketuar mendojnë se marrëdhëniet në përgjithësi me dy vendeve janë normale, 29.5 % mendojnë se ato janë të këqija.

Ndërsa përsa i përket marrëdhënieve mes dy qeverive, 57.7 % e shqiptarve të anketuar i shohin si normale, ndërsa 18.8 % i shohin si të këqija.

Drejtuesi i Institutit Shqiptar për Studime Ndërkombëtare, Albert Rakipi, njoftoi krijimin e një instrumenti të përbashkët mes Shqipërisë dhe Serbisë, fushën akademike dhe kërkimit shkencor.

Sipas tij ky instrument synon të ndihmojë në zhvillimin e marrëdhënieve.

Albert Rakipi:Kemi qenë dëshmitarë që gjatë viteve të fundit ka pasur përpjekje të sinqerta nga të dyja administratat në Tiranë dhe Beograd për të thelluar marrëdhëniet duke pasur si busull orientuese një vizion të përbashkët që ka të bëjë me të ardhmen europiane të dy vendeve.

Anketimi për marrëdhëniet shqiptaro-serbe ngrinte dhe pyetjen nëqoftëse Shqipëria ishte e kërcënuar nga ndonjë shtet tjetër.

Qytetarët shqiptarë si rrezik, shohin Greqinë dhe Serbinë.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

  1. g.hasaj says:

    mardheniet ne mes shtetesh percaktohen dhe ndikohen nga politikat qofte rajonale qoft globale te par ne tre aspekte e kaluara e tashmjsa dhe vizioni I te ardhmes,sa me shum te sundoj drejtesia aq me te mira jan mardheniet sa me larg te drejtes aq me te cenueshme delikate dhe e pasigurt do jet bota ne pergjegjsi dhe rajonet ne vecanti per mardheniet dhe ecurin e zhvillimit te tyre kjo eshte e verteta e mendimit te shendosh ne mendimdhenien e ecuris dhe zhvillimeve nuk duhet te zhgenjehemi nga interest por te ushqehemi nga drejtesia

  2. Anonymous says:

    perse nuk jepni komentin fjalen mendimin e lire

  3. g.h says:

    te gjith I duam mardheniet ti kemi sa me te mira me te gjith sepse eshte domosdoshmeri jetike ,ne kohe krizash askush smund te mbijetoj I vetem

Komento

Artikull i Rekomanduar:
Zgjedhjet 2017 – KQZ përcakton rregullat për ditën e votimit, rastet kur ndërhyn policia

Close