Bushati-Darmanović - Mali i Zi kërkesë Shqipërisë për kufirin detar
10/01/2017 - 20:42 Nga: Saimir Lleshi

Shqipëria ka të pazgjidhur me Malin e Zi çështjen e përcaktimit të kufirit detare.

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati deklaroi sot se kishte marrë një propozim nga pala malazeze për t’i dhënë zgjidhje këtij problemi.

Bushati: Ne kemi marrë një propozim nga Mali i Zi për t’u përfshirë në këtë proces dhe jemi të gatshëm që në kohë të përshtatshme të ulemi dhe të fillojmë diskutimet në mënyrë që kjo çështje të adresohet në përputhje jo thjesht me rregullat ndërkombëtare por edhe me parimin e fqinjësisë së mirë.

Deklaratat e tij u bënë gjatë takimit me homologun malazez, Srđan Darmanović, ku u pyet edhe për krijimin e komunës shqiptare të Tuzit, premtim i pa mbajtur nga pala malazeze.

Bushati: Transformimi i Tuzit si një komunë në kuptimin e vërtetë të fjalës parashihet si një nga angazhimet e këtij koalicionit. Nuk kam çfarë të shtoj më tepër përveç se mbështetjes që vjen nga Tirana për këtë qëndrim të koalicionit aktual në Malin e Zi.

/Ora News/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Artikull i Rekomanduar:
Balla: Komisioni për CEZ vazhdon pavarësisht bojkotit të PD-së

Close