Shkodër - Malësi e Madhe, merret peng një person nën kërcënimin e armës
15/04/2017 - 20:33

Një person është marrë peng nën kërcënimin e armës në fshatin Broj të Malësisë e Madhe, Shkodër.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur  shërbimet e Komisariatit Policisë Malësi e Madhe dhe  në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër pas një negocimi, u bë i mundur arrestimi i shtetasit Nikë Volaj, 40 vjeç.

Policia thotë se “40 vjeçari mori peng shtetasin F.V 26 vjeç”.

Të arrestuarit iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik  me një krëhër me fishekë.

Sipas policisë dyshohet se arsyeja e pengmarrjes është për motive të dobëta, të ndodhura dhe më parë.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Read previous post:
Helikopterët e Vivas shuajnë zjarrin në pyjet e Rrogozhinës

Close