Tiranë - Makina përplas 18-vjeçarin në “Don Bosko”, shoqërohet shoferja
17/07/2017 - 13:03

Një 18-vjeçar është përplasur nga një automjet në rrugën “Don Bosko” në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur mesditën e së hënës, rreth orës 11:59 kur edhe policia ka marrë një telefonat për aksident.

“Në vendngjarje kanë arritur shërbimet e policisë dhe ambulanca. Nga verifikimet paraprake rezulton se është përplasur shtetasi A. N., 18 vjeç nga mjeti i tipit “Volksvagen”, me  drejtuese shtetasen M. F. Shtetasi i aksidentuar ka qënë duke kaluar rrugën e “Don Boskos” ndërkohë që është përplasur nga mjeti i tipit “Volsvagen”. Shtetasi është transportuar me ambulancë në spital ku po i jepet ndihma e duhur mjekësore”, sqaron policia.

Shërbimet e policisë kanë shoqëruar në ambientet e policisë drejtuesen e mjetit për veprime të mëtejshme proceduriale.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
U kapën me 200 mijë paund kokainë, 20 vjet burg për tre shqiptarë

Close