Durrës - Makina aksidenton një grua bashkë me foshnjën në karrocë
07/08/2017 - 22:33

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në afërsi të qendrës në qytetin e Durrësit.

Sipas informacioneve të policisë një automjet ka përplasur një grua e cila ishte duke kaluar rrugën bashkë me një fëmijë në karrocë.

Fatmirësisht gruaja bashkë më fëmijën ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit dhe ka nisur punën për zbardhjen e ngjarjes.

Njoftimi i policisë: 

Gjithashtu, Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin:

  • Gj.K. 17 vjeç, banues në Durrës.

Gjithashtu filloi proçedimi penal në gjendje të lirë në ngarkim të babait të tij, shtetasit:

  • A.K. 54 vjeç, banues në Durrës.

Më datë 07.08.2017, rreth orës 20:00, në rrugën “Skëndërbej” shtetasi Gj.K. duke drejtuar mjetin tip Benz Fuoristradë,  pa leje drejtimi ka  aksidentuar shtetasen E.B. 31 vjeçe dhe fëmijën e saj A.A. 7 muajsh, të cilët ndodhen në spital jashtë rrëzikut për jetën.

Shtetasi A.K. pas aksidentit ka goditur me shuplakë shtetasen N.B. 62 vjeçe, nëna e shtetases E.B.

Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat  penale” Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe” Drejtimi I automjeteve në mënyrë të parregullt” në ngarkim të shtetasit Gj.K. parashikuar në nenet 290 dhe 291 të Kodit Penal dhe” Dëmtime të tjera me dashje”  në ngarkim të shtetasit A.K

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Njësia elitë amerikane që do të vrasë Kim Jong-un?

Close