Lufta kundër kanabisit, Çako: Këtë vit 30% fluturime më shumë
07/07/2017 - 12:22

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur zyrën operacionale për situatën e kanabisit në vend. I pranishëm ishte edhe Drejtori i Policisë së Shteti Haki Çako i cili tha se këtë vit do të ketë 30 % më shumë fluturime se vitin e kaluar.

Çako: Me skuadarën e Guardia Di Finanza ka filluar fluturimi ajrore në monitorim prej datës 15 maj dhe është llogaritur që këtë vit të kryhen 30% më  shumë fluturime se viti i kaluar deri tani janë kryer 6 fluturime ajrore, janë selektuar 15 raste, por vetëm në një rast me 12 bimë është konstatuar kultivim. Gjithashtu gjatë këtij viti po kryhet monitorim nga ajri me helikopter të policisë. Deri tani janë bërë 21 fluturime dhe  jaën konstatuar vetëm 7 raste.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Read previous post:
Njësia elitë amerikane që do të vrasë Kim Jong-un?

Close