Reagimi - Dy ambasadorë USA kundër: Thirrjet për bashkim, të pakujdesshme
21/04/2017 - 14:15

Dy ambasadorët amerikanë, ai i Shqipërisë dhe i Kosovës dënojnë deklaratat e kryeministrit Edi Rama lidhur me bashkim të mundshëm të Shqipërisë dhe Kosovës nëse të dyja vendet ndihen të refuzuara nga Bashkimi Europian.

Si ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu dhe ambasadori i amerikan në Prishtinë, Greg Delawie i quajtën të pakujdeshme deklaratat.

Kundër çdo diskutimi të pakujdesshëm për bashkim

Ambasadori amerikan në Shqipëri ka kritikuar kryeministrin Edi Rama për hedhjen e mundësisë për një bashkim të mundshëm të Shqipërisë dhe Kosovës nëse të dyja vendet ndihen të refuzuara nga Bashkimi Europian.

“Qeveria Amerikane mbështet sovranitetin e Kosovës dhe Shqipërisë. Jemi kundër çdo diskutimi të pakujdesshëm për bashkim. Ai pengon stabilitetin e rajonit dhe rrugën europiane për të dyja vendet,” tha Lu për BIRN.

Minojne qendrueshmerine ne rajon

“Qeveria amerikane e mbështet sovranitetin edhe të Kosovës edhe të Shqipërisë. Ne jemi kundër bisedave të pakujdesshme për bashkim dhe të reagimeve të tepruara ndaj deklaratave të tilla, të cilat minojnë qëndrueshmërinë në rajon”, tha Delawie në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë.

Në një intervistë për Politico në Europë të publikuar më 18 prill, Rama tha se nëse dyert e Europës mbylleshin për Ballkanin Perëndimor, do të shfaqeshin bashkime më të vogla, si bashkimi i Shqipërisë me Kosovën.

Rama këmbënguli se kjo nuk ishte ajo që ai dëshironte, por shtoi se nëse BE-ja dështonte të integronte Ballkanin, gjithçka mund të ndodhë.

Deklarata e Ramës u pasua nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili shprehu zemërim mbi atë që e quajti “mungesë të vizionit të BE-së ndaj rajonit”.

Deklaratat e Ramës dhe Thaçit kanë zemëruar disa në Serbi, ku politikanët i dënuan ato si të papërgjegjshme dhe të rrezikshme.

Presidenti i zgjedhur i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka deklaruar se bashkimi i Kosovës dhe Shqipërisë është thjesht një dëshirë e kryeministrit Rama. 

Ai bëri thirrje për shmangie të deklaratave të tilla të cilat sipas tij nuk kontribuojnë në stabilitetin e rajonit.

“Nësë do të kisha thënë unë diçka të tillë, pra për bashkim të serbëve, do të më kishin varur në Bruksel”, tha Vuçiç.

Lexo më shumë:

Rama: Bashkimi Shqipëri-Kosovë i mundshëm nëse BE na zbeh shpresat

Thaçi: Nëse BE na e mbyll derën, të gjithë shqiptarët do të jetojmë në një hapësirë të vetme

Deklarata e Ramës? Vuçiç: Ta thoja unë do më varnin në Bruksel

Daçiç: ‘Shqipëria e Madhe’ po na vjen deri në Nish

Vuçiç: Shqiptarët të mos flasin për idenë e bashkimit

/oranews.tv/ 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Shqipëria, i vetmi vend që përfshin në TVSH edhe biznesin e vogël

Close