Propozimet - Listat e Hapura, Kume: Nuk komplikohet procesi, lehtësisht i aplikueshëm
11/01/2017 - 16:28 Nga: Everest Dedaj

Të gjitha partitë e vogla në bllok, kërkojnë aplikimin e listave të hapura në zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit. Eksperti zgjedhorë, Kritaq Kume, aqaron se çfarë janë listat e hapura dhe pse sipas tij ky model duhet të aplikohen në vendin tonë.

Kume: Lista e hapur krijon mundësinë që zgjedhësi të shprehet jo vetëm për subjektin por edhe kandidatin përkatës. Për rrjedhojë deputeti i ardhshëm do të jetë në Parlament si pasojë e dy vendimmarrjeje.

Përkundër pretendimit të Partive kryesore Politike se ato komplikojnë procesin e votimit dhe numërimit, Kume, sqaron konkretisht se si mund të aplikohen listat e hapura dhe si votohet në një proces të tillë

Kume: Zgjedhësi do të marrë fletën e votimit ku ka të shkruar emrat e të gjithë subjekteve dhe ashtu siç ka votuar deri më sot do të votojë për një nga partitë. Pas kësaj, zgjedhësi do t’i referohet listës së këtij subjekti. Në fletën e votimit ka një shtyllë me 5 kutia dhe 5 numra. Zgjedhësi do të çekojë ato numrat ku shpreh preferencat e tyre për kandidatët e këtij subjekti.

Eksperti zgjedhorë Kristaq Kume pranon se listat e hapura ndikojnë në procesin e numërimit duke rritur punën në komisione, por kjo sipas tij zgjidhet lehtësisht duke shtuar qendrat e numërimit.

Kume: Përdorimi i listave të hapura ndryshon vetëm procedurën e administrimit të votës, por ndryshimi që ai sjell nuk është i papërballueshëm, qoftë nga zgjedhësi ashtu edhe nga administrata zgjedhore. Natyrisht kërkon fushatë sqaruese.

Aplikimi i listave të hapura sipas Kristaq Kumes, do të rikthente peshën e votës së qytetarëve, pasi sipas tij me formulën aktuale zgjedhësit votojnë vetëm për subjektet politike dhe jo për emrat që do t’i përfaqësojnë në parlament. Gjithashtu Kume hedh poshtë mundësinë se ky sistem, rikthen në garë për deputet ata që nihen si të fortët e zonës apo ata që gëzojnë pushtet monetarë.

/Ora News/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Artikull i Rekomanduar:
“Mbretëresha” greke e trafikut kapet me 392 kg kanabis

Close