Ligjet miratojnë ligjin për nënpunësin civil, PS braktis mbledhjen
28/01/2013, 9:56
" frameborder="0" allowfullscreen>

Diskutimi i ligjit për nënpunësin civil ka rikthyer edhe njëherë në skenë debatin për çështjen e Qarkut të Fierit.

Gjatë prezantimit në Komisionin e Ligjeve të këtij projektligji nënkryetari Fatmir Xhafa deklaroi se  opozita nuk do ta votoj këtë ligj ndërkohë që mbahet peng Këshilli i Qarkut Fier. Deputetët socialistë më pas braktisën mbledhjen në shenjë kundërshtimi.

“Pas tre vitesh në sirtar, ligji nuk ka ardhur në kohën e duhur dhe është shkelur rregullorja. Ne  nuk do të jemi pjesë diskutimit për ligjin e nëpunësit civil dhe një ndër shkaqet është edhe qarku i Fierit pasi mazhoranca e ka grabitur këtë qark” theksoi deputeti i PS-së Fatmir Xhafaj.

Ndërsa kreu i Komisionit të Ligjeve Ilir Rusmajli u shpreh se ky qëndrim i opozitës ka vetëm si synim të pengoj integrimin e vendit.

“Procesi ka qenë transparent dhe e kemi shtyrë, pasi shpresonim që PS do rishqyrtonte qëndrimin por kjo nuk ka ndodhur pasi opozita nuk e do integrimin” theksoi Rusmajli.

Projektligji për nënpunësin civil u miratua më pas nen për nen vetëm me votat e mazhorancës.Ky ligj është një prej ligjeve të kërkuara për integrimin e Shqipërisë dhe kërkon shumicë të cilësuar të votave në Parlament.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Current ye@r *