FRD mbledh kryesinë - Kriza zgjidhet me dialog, Topi: Apel palëve të ulen në bisedime
21/04/2017 - 13:20 Nga: Besmira Pelushaj

Kreu i Frymës së Re Demokratike, Bamir Topi, deklaroi sot se shkaku i krizës politike janë ndryshimet kushtetuese të vitit 2008. Ai kërkoi dialog përmes të cilit të projektohet një ligj i ri zgjedhor. 

Fryma e Re Demokratike, pas një analize që i ka bërë krizës politike u bën thirje palëve për dialog, përmes të cilit të projektohet një ligj i ri zgjedhor.

Sipas kryetarit të FRD-së, Bamir Topi, kjo është e vemja zgjidhje për ngërçin politik, që sipas tij i ka rrënjët në 21 prillin e 2008-s, kur u ndryshua Kushtetuta e vendit.

Topi: Kjo është drama e madhe e ndryshimeve kushtetuese të vitit 2008, që e kthen Shqipërinë në një situatë bipolarizimi. FRD i qëndron në mënyrë konseguente propozimeve të saj. Në rast se do të dalim nga kjo situatë politike, partitë pavarësisht pozicionit të tyre, nëse janë brenda nëpër zyrat e shtetit apo se janë në bulevard në çadër, duhet ri rikthehen komunikimit të dialogut. Nëpërmjet një dialogu të zgjidhin problemin, të projektojnë një ligj modern për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ndryshe do të vazhdojë kalvari i kontestimit. Shqipëria ka nevojë të pastrohet dhe pastrimi duhet të fillojë pikërisht me atë që është gjëja më e rëndësishme për demokracinë, dita e zgjedhjeve.

Topi e cilësoi shqetësuese situatën politike dhe tha se nuk duhen pritur ndërkombëtarët për t’i dhënë zgjidhje, këtë duhet ta bëjnë forcat politike, në mënyrë që në zgjedhjet e 18 qershorit, për qeverinë e re të vendosë vullneti i popullit.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Helikopterët e Vivas shuajnë zjarrin në pyjet e Rrogozhinës

Close