Operacioni "Next" - Lëvizte me makinë të mbushur me drogë, arrestohet në Tiranë
13/08/2017 - 11:13

Një 35 vjeçar është arrestuar pasi në makinën e tij janë gjetur 43.5 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sativa.

 Arrestimi Alfred Murati, 35 vjeç, banues në fshatin Nuaj, Njësia Administrative Cudhi, Krujë, është bërë të shtunën e 12 gushtit teksa po lëvizte me automjetin e tij tip “Mercedez” në aksin rrugor Fushë Prezë – Rinas. 

“Ai është ndaluar nga shërbimet e policisë në fshatin Ahmetaq, ku gjatë kontrollit fizik të ushtruar në automjet janë gjetur qese plastike të mbushura me lëndë narkotike e  dyshuar  Cannabis Sativa.”

Operacioni i koduar “Next” u krye nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Seksionin e Forcës së posaçme të  operacioneve speciale, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative.  

Materialet u referuan pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale ” Prodhim dhe shitje të narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal.

  

 

/Oranews.tv/

 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Helikopterët e Vivas shuajnë zjarrin në pyjet e Rrogozhinës

Close