Kullat e vrojtimit - Leli, operatorëve turistikë: Roje në plazh ose masa ndëshkuese
29/07/2017 - 16:09 Nga: Jerola Ziaj

Plazhi i Zvërnecit u mor si shembull nga kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli, për t’u ndjekur edhe nga operatorët e tjerë turistikë në vendosjen e kullave të vrojtimit dhe rojeve bregdetare. Nga Zvërneci, Leli paralajmëroi operatorët për masa ndëshkuese nëse nuk plotësojnë detyrimet ligjore për masat e sigurisë në plazhe. Paralajmërimi vjen pas disa ngjarjeve të rënda në vijën bregdetare që nxorën në dukje mungesën e sigurisë në plazhe.

Kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli, zgjodhi Zvërnecin për të apeluar operatorët turistike të rrisin masat e sigurisë në plazhe dhe të plotësojnë detyrimin ligjor për vendosjen e kullave të vrojtimit.

Ligji parashikon që në plazhe duhet të ketë roje bregdetare dhe piketa që disiplinojnë hyrjen dhe daljen në det të mjeteve lundruese sikundër edhe përcaktimin e distancës që duhet mbajtur nga zona me plazhistë. 

Leli u ka kërkuar subjekteve private të ndjekin modelin e Zvërnecit ku infrastruktura është plotësuar, në të kundërt do të përballen me sanksione.

Leli: Kanë detyrimin kontraktual për ti zgjidhur të gjitha problematikat. Ashtu siç kanë edhe detyrimin të ofrojnë shërbime dhe për shërbimet e ofruara të paguhen, të marrin të ardhura ashtu kanë edhe detyrimin sipas kontratës dhe ligjit për menaxhimin e plazheve që të krijojnë të gjitha kushtet për të gjithë pushuesit që përdorin këto territore në mënyrë që garancia në rradhë të parë e jetës së tyre të jetë ajo që na bashkon të gjithëve.

Në Zvërnec, pas plotësimit të disa kushteve, edhe pushuesit thonë se ndihen më të sigurtë.

Ndërkohë problematik sa i takon pajisjes me kulla e roje bregdetare mbetet Plazhi i ri, që ende nuk i është dorëzuar Bashkisë nga firmat zbatuese të Lungomares.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Helikopterët e Vivas shuajnë zjarrin në pyjet e Rrogozhinës

Close