Sezoni turistik - Lajm i mirë për trafikun në Vlorë, hapet aksi “Dhimitër Konomi”
15/06/2017 - 15:08 Nga: Jerola Ziaj

Një lajm i mirë për trafikun, jo vetëm për banorët e Vlorës por edhe për vizitorët që kalojnë tranzit drejt jugut të vendit, mund të konsiderohet hapja e rrugës ‘Dhimitër Konomi’ pranë kampit të punëtorëve e cila kishte pesë vjet që nuk përdorej. Rruga panoramike është rikonstruktuar duke shmangur trafikun drejt Lungomares e duke lehtësuar qarkullimin në qytetin turistik.

Aksi “Dhimitër Konomi”, i rëndësishëm për menaxhimin e trafikut gjatë sezonit të verës në Vlorë, pas përfundimit të punimeve për rikonstruksionin e plotë të rrugës.

Prej pesë vjetësh, kjo rrugë nuk ka qenë funksionale, së pari prej amortizimit e më pas për shkak të punimeve, duke sjellë vështirësi në qarkullim.

Por, tashmë në rrugën panoramike ka përfunduar asfaltimi, trotuaret, ndriçimi, gjelberimi sikundër janë disiplinuar kanalizimet dhe barrierat anësore kundër erozionit të tokës.

Qytetarët shprehen të lehtësuar se këtë verë mund të presin shmangie të ndjeshme të trafikut.

Burime nga Bashkia e Vlores bejne me dije se pas perfundimit te rruges lidhese mes unazes dhe rruges “Dhimiter Konomi”, ky aks do të rregullojë trafikun e plazhistëve nga Vlora dhe qytetet e tjera jugore, duke shkamngur trafikun në Lungomare.

Rruga lidhëse pritet të përfundojë në mes të korrikut.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Helikopterët e Vivas shuajnë zjarrin në pyjet e Rrogozhinës

Close