Ne kerkim autori - Krim i rëndë në Vlorë: 1 i vdekur, tre të plagosur
21/04/2017 - 0:30

Një 33 vjeçar  ka mbetur i vrarë ndërsa janë plagosur 3 persona mbrëmjen e sotme në ambientet e një lokali në lagjen “Uji i Ftohtë” të Vlorës

Policia e Vlores  informon: Rreth orës 23:20 minuta (20 prill 2o17) një person ende i paidentifikuar ka qëlluar në drejtim të pales tjeter pas një konflikti të çastit”.

Për pasojë ka mbetur i vrarë Ergys Gjioveshaj, 33 vjeç banues ne Vlorë.

Si dhe janë plagosur  3 shtetas të tjerë të cilët janë dërguar në Spitalin Rajonal Vlorë për ndihmë mjekësore:

Florian Hila 28 vjec

Arslonel Llanaj 32 vjec

Arta Luka 26 vjece

Të tre të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Mes të plagosurve është dhe kamarieri i lokalit.

Policia ndodhet në vendngjarje duke kryer hetimet në lidhje me sqarimin e rrethanave.

Deri në këto momente janë shoqëruar 3 persona me të cilët po punohet për zbardhjen e ngjarjes.

Jane ngritur pika kontrolli, si dhe forca të shumta policore po krehin zonën përreth vendngjarjes për kapjen e autorit

“Ka pasur bresheri te shtënash pasi brenda lokalit thuajse cdo gjë është shkatërruar”,  na informon gazetarja e Ora News Jerola Ziaj.

Njëri prej të plagosurve po dergohet ne Tirane. 

(ne foto: Lokali ku ndodhi krimi dhe njeri prej viktimave)

(ne foto: Lokali ku ndodhi krimi dhe njeri prej viktimave)

Njëri prej të plagosurve po dergohet ne Tirane.

Njëri prej të plagosurve po dergohet ne Tirane.

 

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Helikopterët e Vivas shuajnë zjarrin në pyjet e Rrogozhinës

Close