Ngjarja - La ndezur qirinjtë, motra i djeg vilën tre katëshe vëllait në Sarandë
16/08/2017 - 10:56

Një banesë tre katëshe është përfshirë nga flakët në fshatin Piqeras të Sarandës mëngjesin e sotëm ora 08:30 minuta.

Banesa ishte në pronësi të  shtetasit N.Th., aktualisht banues në Greqi.

Nga hetimi paraprak i policisë, ka rezultuar se “në këtë banesë jetonte motra e tij e cila është me probleme mendore, dhe dyshohet se banesa ka marrë flakë si shkak i disa qirinjëve që kjo shtetase të ketë ndezur brënda në banesë”

Si rezultat janë djegur dy katet e para të banesës, dhe nuk ka të dëmtuar.

Policia sëbashku me grupin e FNSH-së dhe me ndihmën e zjarrfikses kanë arritur të bëjnë të mundur shuarja e flakëve të zjarrit në banesë

Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje për përcaktimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Turizmi, Prefekti ngre problemin e ujit, stafit mjekësor dhe kullat e rojës

Close