Kuçovë - Qarkullonte me pistoletë në qytet, policia ndjek 21-vjeçarin
17/07/2017 - 9:49

Një 21-vjeçar nga Kuçova është arrestuar pasi qarkullonte me armë zjarri në qytet.

“Në vijimi të kontrolleve të ushtruara me qëllim mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale dhe informacioneve të siguruara në rrugë operative kanë arrestuar në flagrancë shtetasin Xhuljano Kapllanaj 21 vjeç, banues në Kuçovë, pasi në lagjen “Tafil Skëndo”, nuk i është bindur urdhërit të punonjësve të policisë duke u larguar me vrap dhe ka hedhur një pistoletë të markës Beretta, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, sqaron policia.

Gjithashtu në  çantën marsup iu gjet dhe një fishek i kalibrit 9 mm.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, parashikuar nga nenet 242 e 278 të Kodit Penal.      

/Oranews.tv/             

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Lista Serbe pret nga partitë shqiptare t’i bëjnë 51 vota për të siguruar votën e tyre

Close