Flet për Ora News - Kryeson PS, por Sakja është i bindur: PD forcë e parë, unë Kryebashkiak
26/06/2017 - 12:10

Edhe pse PS kryeson me mbi 600 vota në Kavajë nga kutitë e numëruara deri tani, kreu i degës së PS në këtë qytet Isa Sakja është optimist se PD do të përmbysë rezultatin dhe demokratët do të dalin forcë e parë.

Isa Sakja: PS nuk ka epërsi në rezultat. Në njësitë administrative Golem, Helmas që po numërohen PS në krahasim me zgjedhje 2015 dhe 2013 ka rikuperuar 1800 vota. Edhe në qytetin e Kavajës PD do të jetë forcë e parë padiskutim. Është një distancë lehtësisht e rikuperushme në dy njësitë që vinë dhe në qytet.

Në Kavajë janë numëruar 22 nga 84 kuti votimi. Por njëra prej tyre është hequr mënjanë, është pezulluar.

Numërimi u konsiderua i pavlefshëm për shkak të mungesës së dokumentacioni përkatës. Do të rishihet më vonë. Rezultati në 21 kuti të numëruara është: PS me 2814 vota, PD 2168 vota, LSI 879 vota.

E ndërsa Kavaja ka votuar dhe për kryebashkiakun e ri, ku një nga kandidatët është dhe zoti Sakja, ai shpreh bindjen për një fitore plebishitare.

Numërimi për Bashkinë do nisë pas mbylljes së numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare.

Sakja: Pritshmëritë për bashkinë do të duken që tek vota për partinë, PD do të jetë forcë e parë. Fitorja e bashkisë është e prekshme, po e shohim kuti pas kutie.Çdo kuti që hapët është përmbysje në krahasim me 2015, ajo finale do vijë me Kavajën që do jetë një votë plebishitare.

Vota e kandidatëve për bashkinë është krejt tjetër. Në bashkinë e Kavajës gjatë kësaj fushate ka pasur një aleancë të madhe të majtësh, të djathtësh, njerëz pa parti. Qëllimi kryesor ka qenë, të largojmë krimin nga bashkia të majtë, të djathtë dhe të qendrës. Kjo do shihet shumë qartë kur të fillojë numërimi. PD do të jetë forcë e parë, bashkia do të fitohet nga PD.

Klikoni ketu per tu informuarZgjedhjet, mbi 2000 QV të numëruara: PS 75 mandate, PD 42, LSI 20…

Klikoni ketu per tu informuarExit Poll-i kombëtar: PS merr 45-49 % te votave, PD e dyta, LSI e treta

Klikoni ketu per tu informuarMinute pas minute te gjitha zhvillimet ne diten e zgjedhjeve 25 qershor 2017

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Shqipëria, i vetmi vend që përfshin në TVSH edhe biznesin e vogël

Close