Kroaci, tjetër vendim nga Gjykata e Dubrovnikut për Ismail Morinën
29/08/2017 - 13:41 Nga: Saimir Lleshi

Gjykata e Qarkut të Dubrovnikut në Kroaci ka riaprovuar vendimin e ekstradimit për Ismail Morinën, i kërkuar nga autoritetet serbe.

Lajmi bëhet i ditur nga “Rtcg”, sipas të cilit, kjo gjykatë me urdhër të Gjykatës Supreme të Kroacisë ka rivendosur ekstradimin e shtetasit shqiptar në Beograd.

Një zëdhënës i Gjykatës së Qarkut në Dubronik Pero Miloglav ka specifikuar për “Tanjug” se më 17 gusht, Kolegji Penal i Gjykatës së Apelit ka vendosur që kërkesa e Serbisë për ekstradimin e Morinës përmbush kërkesat ligjore.

Ai tha se Morina ndodhet ende në qelitë e paraburgimit të ekstradimit në Dubrovnik.

Avokati i tij ka deklaruar për “Tanjug”, se ka apeluar tashmë vendimin e ri në Gjykatën e Lartë kroate dhe po pret vendimin.

Gjykata e Lartë kroate anuloi vendimin e 10 gushtit të shkallës së parë të gjykatës në Dubrovnikut, e cila fillimisht miratoi ekstradimin Morinës në Serbi.

Vendimi u anulua për shkak të shkeljeve esenciale të Kodit të Procedurës Penale.

Serbia e kërkon Morinën për krime që provokojnë urrejtje për shkak të ngritjes së flamurit me dronë të hartës së Shqipërisë së Madhe.

Një hetim nga Prokuroria në Beograd është duke u zhvilluar.

Avokati i tij ka zhvilluar takime edhe me institucione evropiane për mbrojtje ligjore ndërkombëtare për të parandaluar ekstradimin në një vend të tretë. Vendimi për këtë kërkesë është ende në pritje.

/Ora News.tv/

 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

  1. Bujar says:

    Shum e njerzit serb sot levizin ne kroaci,kosov dhe shqiperi te cilt kan pre dhe masakru gjat luftes,kurse ky morina paska ngritur nje flamur ne serbi,por as nje njeri se ka mbytur,ky eshte turp nr#1 i shqiperis qe se kerkon ekstradimin ne shqipri,#2 turp i kroatve qe nuk bashklunon me shqiprin,#3turp i nderkombetarve qe se marrin ket pun me seriozitet.

  2. Toni says:

    Duhet te qohen tegjith shqiptaret ne protest kunder dergimit te Ballistit ne serbi, kryesia e shqiperis dhe e kosoves duhet te bejne qmos ta mbrojn ket trim, por per fat te keq kemi nje kryesi te korruptuar qe ju intereson vetem paraja e vjedhja e jo interesat e popullit

Komento

Read previous post:
Njësia elitë amerikane që do të vrasë Kim Jong-un?

Close